LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i 20 policëve për marrje ryshfeti, dëshmitari: Kemi marrë nga 30 deri 150 euro nga kontrabandistët në veri

Gjykimi i 20 policëve për marrje ryshfeti, dëshmitari: Kemi marrë nga 30 deri 150 euro nga kontrabandistët në veri
Foto: Ilustrim

Në gjykimin e 20 policëve të Zubin Potokut, të akuzuar për marrje ryshfeti, sot ka dëshmuar dëshmitari bashkëpunues, Burim Merovci.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Prishtinës, Merovci deklaroi se gjatë punës së tij si zyrtar policor ai së bashku me shefat e tij kanë pranuar para nga kontrabandistët.

“Po, kemi marrë shuma te caktuara të parave, të cilat janë nda nëpërmes shefit të ndërrimit Zoran Radunoviq me zëvendësin e tij”, tha dëshmitari në seancë.

I pyetur nga prokurori se a është në dijeni nëse udhëheqësit e tij të ndërrimit kanë marrë para prej kontrabandistëve, ai u përgjigj se ka qenë vetë prezent kur ka ndodhur kjo.

“Po, kam qenë prezent kur është bo ndarja e parave”, tha dëshmitari.

Ai deklaroi se ka pasur tarifa fikse për kontrabandistët, për kamion 50 euro, furgon 30 e cisterna të derivateve 150 euro.

“Solo kamion i ka dhënë 50 euro, për kombi 30 euro, cisterna e derivateve ka qenë 150 euro, për vetura ka qenë 15 euro 20 dhe është ndarë çka ka bart”, tha dëshmitari.

Dëshmitari deklaroi se ai ka qenë i sulmuar me armë automatike dhe kështu i ka arsyetuar veprimet e tij korruptive.

Për këtë rast, kryetari i trupit gjykues ka caktuar seance edhe nesër mirëpo e njëjta nuk do të mbahet në Gjykatën e Prishtinës por në të Gjilanit sepse Gjykata e Prishtinës nuk ka mjete teknike të cilat mundësojnë incizimin audio të seancës.

E për nesër është paraparë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur F1 dhe D1.

Në këtë rast, në seancën e kaluar për arsye të ndërrimit të kryetarit të trupit gjykues shqyrtimi gjyqësor filloi rishtazi dhe të akuzuarit u deklaruan rreth fajësisë dhe dhanë fjalën hyrëse.

I pyetur nga prokurori se a është në dijeni nëse udhëheqësit e tij të ndërrimit kanë marrë para prej kontrabandistëve, ai u përgjigj se ka qenë vetë prezent kur ka ndodhur kjo.

“Po, kam qenë prezent kur është bo ndarja e parave”, tha dëshmitari.

Ai deklaroi se ka pasur tarifa fikse për kontrabandistët, për kamion 50 euro, furgon 30 e cisterna të derivateve 150 euro.

“Solo kamion i ka dhënë 50 euro, për kombi 30 euro, cisterna e derivateve ka qenë 150 euro, për vetura ka qenë 15 euro 20 dhe është ndarë çka ka bart”, tha dëshmitari.

Në këtë rast po akuzohen nga Prokuroria Speciale: Zvezdan Spasojeviq, Bilana Nedelkoviq, Abdurrahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Lubisha Vujinoviq, Burim Merovci, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsha Gogiq.

Prokuroria Speciale pretendon se 20 policët e stacionit policor për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok kanë kryer veprat penale të sipërpërmendura.

Në maj të vitit 2020 Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 33 personave, pjesa më e madhe e të cilëve pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në seancën e mbajtur më 16 qershor 2020, 33 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, ndërsa dy të akuzuarit Krsto Subotiq, i cili ndërkohë ka vdekur, dhe Nysret Jashari kishin pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ndaj të akuzuarit Krsto Subotiq dhe Bozhidar Milosavleviq ka pushuar procedura penale për shkak se kanë vdekur.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq, Bilana Nedelkoviq, Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurahim Haxhiq që nga viti 2017 deri në vitin 2019, në vazhdimësi me të akuzuarin tjetër Dejan Vukashinoviq, në cilësi të personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit pasuror.

Zvezdan Spasojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, Bilana Nedelkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit, si dhe Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurrahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “A” të SPMK në Zubin Potok, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare duke mbikëqyrur rrugët e brezit kufitar kanë lejuar dhe mundësuar që nëpërmjet rrugëve ilegale të bëhet kontrabandimi i mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike si dhe mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Sipas aktakuzës, Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Gjukiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Zoran Vukmanoviq të akuzuar për marrje ryshfeti për kalimin e automjeteve me mallra kanë pranuar shuma të ndryshme të parave me qëllim të shmangies së kontrollit dhe tarifave doganore.

Prokuroria pretendon se për çdo automjet të akuzuarit kanë përfituar shumën prej 20 euro deri në 150 euro, të cilat janë ndarë edhe me policët e atyre ndërrimeve.

E gjithë kjo për t’i mundësuar vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Kosovës.

Të akuzuarit e tjerë Oliver Kuzmanoviq, udhëheqës i ndërrimit “B”, Z.R. udhëheqës i ndërrimit “C”, N.G. udhëheqës i ndërrimit “D” të stacionit të SPMK në Zubin Potok së bashku me Ramadan Mustafiqin, Dejan Spasojeviqin, Dragosh Kompiroviqin, Jasna Durleviqin, Zenel Bahtirin, Bozhidar Milosavleviqin, Ali Pllanën, Krsto Subotiqin, Reshat Kuçin, Vukadin Tomasheviqin, Blagica Tomoviqin, Lubisha Vujinoviqin, Burim Merovcin dhe Blagoje Llazoviq në cilësi të policëve patrullues në kuadër të këtyre ndërrimeve, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për marrja ryshfeti.

Tutje në aktakuzë thuhet se Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Besnik Morina, Jeton Morina dhe Sabri Isufi kanë udhëtuar për në Serbi për t’i blerë kafshët, e sipas marrëveshjes i kanë dorëzuar te të akuzuarit Dragoslav Igrutinoviq dhe Boban Raojkoviq, të cilët duke bashkëpunuar me të akuzuarit e tjerë në cilësi të personave zyrtarë i kanë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Sipas Prokurorisë, për këto shërbime të akuzuarit nga tregtarët janë paguar në shumën prej 50 euro dhe 60 euro për një kafshë, ndërsa për bartjen e vetëm një kafshe kanë marrë deri në 35 euro.

Ndërsa të akuzuarit Nysret Jashari dhe Faton Isufi po akuzohen për armëmbajtje pa leje. /Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori