LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit kushtetues të ndarë për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit

Gjykatësit kushtetues të ndarë për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme të dytë, i shqyrtoi iniciativat për vlerësim të kushtetutshmërisë të Ligjit për amnisti në tërësi dhe veçanërisht për nenin 2.

Qëndrimet e gjykatësve kushtetues janë të ndryshme. Gjykatësit thonë se disa nisma duhet të hidhen poshtë si të pabaza, ndërsa disa nuk mund të hidhen poshtë, pasi sipas disa gjykatësve, ligji është kundër-kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykatësi kushtetues Naser Ajdari, tha se kërkesat për konfirmim të kushtetutshmërisë duhet të hidhen poshtë si të pabaza, pasi sipas tij, gjykata tashmë ka vendosur mbi këtë ligj.

Sipas gjykatësit Jovan Josifovski, këto dy nisma janë arsyetim i hollësishëm dhe duhet të pranohen, duke shtuar se ligji për amnisti është kundër-kushtetues.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, tha se qëndrimi i tij personal është se të gjitha normat juridike duhet të jenë funksionale dhe se me dhënien e ligjeve të tilla për ngjarje të tilla nuk përforcohen vlerat shtetërore.

“Asnjëherë nuk do të mbështes amnisti të tilla të cilat janë në dëm të shtetit. Me këtë ligj në tërësi ne nuk do t’i disiplinojmë autorët dhe nuk i përforcojmë vlerat shtetërore”, deklaroi Murati.

Gjykatësi Osman Kadriu, theksoi se duhet të pranohet se ligjdhënësi nuk jep amnisti për vepra me të cilat rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit.

Ndërsa gjykatësja Elena Gosheva, tha se ka shumë mospërputhje dhe se duhet të hidhet poshtë propozimi për refuzim të nismës si të pabazë.

Nisma për vlerësim të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi është dorëzuar nga Todor Petrov nga Kogresi botëror i Maqedonisë, ndërsa nisma për nenin 2 të ligjit të njëjtë është dorëzuar nga avokatja Joshevska Anastasovska.

Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë në votim të fshehtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori