LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore në Gjilan dënon zyrtarin që kishte marr ryshfet

Gjykata Themelore në Gjilan dënon zyrtarin që kishte marr ryshfet

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. Rr për marrje ryshfeti, duke e dënuar me shtatë muaj burgim, 500 euro gjobë dhe ndalim i ushtrimit të profesionit në institucionet publike prej një viti.

I akuzuari më 15.02.2019, rreth orës 17:30 minuta, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar – ndihmës referent i ekzekutimeve, me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka kërkuar dhe marr ryshfet para në shumë prej 20 euro, nga i dëmtuari A. S., ky i fundit ka qenë i akuzuar për një lëndë penale të rrezikimit të trafikut publik (P.nr. 247/2017). I akuzuari këto të holla i ka pranuar, në mënyrë që të bisedoj me gjyqtaren e çështjes për ta mbyllur rastin.


Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim me burg shtatë muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 euro.

Gjithashtu është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit në institucionet publike prej një viti.

Gjykata e ka liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori