LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore e Gjilanit zgjidh 52 lëndë të natyrës së korrupsionit brenda vitit 2016

Gjykata Themelore e Gjilanit zgjidh 52 lëndë të natyrës së korrupsionit brenda vitit 2016

Gjykata Themelore e Gjilanit edhe këtë vit ka vazhduar me një trend pozitiv të zgjidhjes së lëndëve, njëherësh duke i dhënë përparësi lëndëve të vjetra që janëgrumbulluarndër vite.

“Prioritet iu është dhënë edhe lëndëve të korrupsionit, ku vetëm gjatë këtij viti janëzgjidhur 52 lëndë tëkësaj natyre, nga këto lëndë të kryera kemi Aktgjykime me dënim burgimi, Aktgjykime me dënime me kusht, Aktgjykime liruesdhe refuzuese.


Lëndë të kësaj natyre kanë mbetur edhe 41 lëndë dhe janëkryesisht lëndë të reja, që kanë ardhur këtë vit.

Gjatë këtij viti në gjykatën tonë kemi trashëguar dy lëndë për terrorizëm, pesë lëndë i kemi pranuar, ndërsa kemi kryer 6 lëndë, që do të thotë ka mbetur vetëm një lëndë pa u zgjidhur”, thuhet në njoftimin për media.

Këto të dhëna janë publikuar në konferencën përmbyllëse nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, cili më tej ka përmendur zvogëlimin e numrit të lëndëve në Departamentin e Krimeve të Rënda.

“Një prej arritjeve më të mëdha në Gjykatën Themelore të Gjilanit, është zvogëlimi i numrit të lëndëve në Departamentin e Krimeve të Rënda, dhe kjo shihet që në fillim të vitit 2016 kemi trashëguar 525 lëndë, ndërsa ky numër i lëndëve në fund tëkëtij viti ka rënë në 378 lëndë. Numri i lëndëve të pranuara në këtë departament për këtë vit ka qenë323 lëndë, ndërsa pesë gjyqtarët e këtij departamenti kanë zgjidhur 470 lëndë për vitin 2016”, tha Haziri.

Vetëm gjatë vitit 2016, gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit kanë shpallur Aktgjykime me dënim burgimi ndaj 295 personave.

Në bazë të dhënave statistikore Gjykata Themelore e Gjilanit me Degët e saja në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë, gjatë vitit 2016 ka pranuar në punë 47.020 lëndë, ndërsa ka arritur të zgjidh 52.352 lëndë, në punë kanë mbetur edhe 22.339 lëndë.

Një rëndësi të madhe ne si gjykatë i kemi dhënë edhe rritjes së transparencës me veprimet e ndërmarra, përmes përdorimit aktiv të ueb-faqes së gjyqësorit dhe njoftimit të OJQ-ve për numrin e lëndëve të zgjidhura dhe çështjet tjera në këtë aspekt.

Gjithashtu gjatë këtij viti kemi filluar edhe publikimin e Aktgjykimeve të plotfuqishme në ueb-faqen e gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori