LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme pranon pjesërisht një ankesë dhe refuzon gjashtë të tjera të kandidatëve për asamblistë

Gjykata Supreme pranon pjesërisht një ankesë dhe refuzon gjashtë të tjera të kandidatëve për asamblistë
Foto: Arkiv

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, pas certifikimit të zgjedhjeve lokale, këto dy ditë ka pranuar nëntëmbëdhjetë (19) ankesa të kandidatëve për asamble komunale, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të cilat, kërkohet të vendosë brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.

Sipas komunikatës për medie, nga Gjykata Supreme kolegjet gjyqësore janë duke punuar intensivisht për të trajtuar secilën ankesë, ndërkohë që kanë përfunduar shtatë (7) prej tyre, duke vendosur si në vijim:


Me aktgjykimin AA nr. 59/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e S.M., ​​sekretar i subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, në Komunën e Prizrenit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të parashtruar kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 60/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të N.P., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Gjakovës, nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA.nr.61/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e A.N., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjakovë, nga subjekti politik Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur  kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 62/2021, kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e B.H., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA.nr.63/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të D.K., nga subjekti politik Demokratët për Drenasin, paraqitur kundër vendimit  të PZAP-së, e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e tij, përkitazi me Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet Lokale 2021, si dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që të rishqyrtojë Vendimin e saj, vetëm përkitazi me Kandidatin e sipërpërmendur  dhe të vërtetojë plotësisht si dhe saktë numrin e votave të fituara nga ai, në bazë të  Formularëve të Rezultateve të Kandidatit, në të gjitha vendvotimet e Komunës së Drenasit, si dhe të njëjtat të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Ndërkaq, Kolegji e ka refuzuar si të pabazuar pjesën e ankesës që ka të bëjë me kërkesën për rinumërimin e votave në vendvotimet  me nr.0301E, 0301X, 0302E, 0305E, 0313E, 0320E, 0324E, 0304E, 0311E.

Me aktgjykimin AA.nr. 65/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur për ankesën e A.H., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Klinës, nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të parashtruar kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA.nr. 67/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të E.M., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Kandidatët për asamblistë kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të PZAP-së, në afat prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-së, ndërkaq Gjykata Supreme i ka në dispozicion 72 orë për të vendosur për secilën ankesë, nga momenti i pranimit të tyre në Gjykatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori