Në rast se Gjykata Speciale, devijon në raport me mandatin që ka atëherë kjo mund të ketë impakt negativ në prurjen e investitorëve të huaj, por edhe ata ekzistues në tregun tonë. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike në vend.

Emrush Ujkani, drejtor i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, ka thënë se në çdo raport të BE-së është përmendur mungesa e sundimit të ligjit dhe mekanizma të tjerë.

Prandaj sipas tij, ndikim do të ketë edhe të investitorët aktual në vend.

“Tani Gjykata Speciale është një çështje më vete që shoqëria jonë e ka të freskët temë diskutimi. Secili individ është i familjarizuar në një formë apo tjetër me të. Zbatimi i mandatit të Gjykatës Speciale në kuadër të kornizave ligjore dhe kushtetuese pa u cenuar mendoj se do të ishte një garanci shtesë që ne këtë vend të sundojë ligji dhe rendi. Por nëse ka devijim nga ajo atëherë mendoj që është e tepërt për të folur për atë se a do të kishte impakt negativ apo jo”, tha Ujkani për Ekonomia Online.

“Normal që do të kishte impakt negativ sepse një prerje fjalëve kyçe kur kemi folur për rolin e bizneseve është përmendur mungesa e sundimit të ligjit në çdo raport të BE-së dhe mekanizma të tjerë. Del që nevoja për sundimin e ligjit dhe nëse do të ketë devijim në raport me mandatin që ka Gjykata Speciale të cilën Kuvendi ia ka dhënë vetë atëherë ajo do të ishte një argument dhe do të ndikonte negativisht jo vetëm në prurje e investitorëve të rinj, por edhe te këta ekzistues në tregun tonë”.

Tutje, Ujkani thotë se edhe ndërrimet e shpeshta të qeverive kanë impakt negative në stabilitetin ekonomik të vendit, por ai shprehet se kjo zbeh edhe interesin e investitorëve të mundësh që mund të vinë në vend.

“Por ndryshimet e shpeshta në qeveri kanë impakt negativ në stabilitetin politik të vendit në rend të parë dhe kur ky stabilitet politik vihet në pikëpyetje përmes këtyre ndryshimeve të shpeshta natyrisht që kjo e zbeh edhe vet interesin e faktorit te investitorëve të mundshëm që do mund të vinin në vendin tonë por edh ete këta që janë prezent. Por kur ka këso ndryshime po del të jetë pengesë për krijimin e një partneriteti ose një lloj besueshmërie e sektorit privat dhe institucioneve publike”.

“Dhe tani mund të kemi parti politike që ka më tepër synim tregun liberal ose liberalizimin e treguar e që është fondament që buron nga Kushtetua jonë dhe marrëveshja për stabilizim asociim. Dhe kjo e vë në pikëpyetje jo vetëm prezencën e një investitori të huaj por edhe krejt sistemin ekonomik që është synim i joni që bazohet në sundimin e ligjit. Mendoj se është një mesazh jo i mirë që e përçojmë tek investitorët e huaj dhe ajo çka është më e dëmshmja është edhe një imazh jo i mi”.

E kryetari i AKB-së, Agim Shahini është shprehur se Gjykata Speciale do të ketë ndikim në ekonomi si dhe në uljen e imazhit të vendit.

Tutje ai shton se kjo do të sjellë pasiguri edhe te investitorët e huaj.

“Gjykata Speciale do të ketë ndikim në ekonominë e vendit në uljen e imazhit të vendit për shkak se në një vend ku flitet çdo ditë për krerët e shtetit që kanë bërë krime duhet gjykuar aty nuk shkon asnjë investitorë edhe pse këto janë të dyshimta janë supozime nuk ka këtu të vërteta asgjë”.

“Kjo do të ndikojë në investimet e huaja sepse krijon pasiguri për ta. Ne mendojmë se kjo është e padrejtë dhe padrejtësitë e tyre po duken edhe në raport me faktorin ndërkombëtar, liberalizimin e vizave që Kosova ka mbetur vendi më i izoluar jo nga pandemia, por nga Evropa e cila ja ka futur Kosovës një pandemi që e mban të izoluar dhe nuk e liberalizon tregun e vizave që qytetarët bizneset studentët dhe njerëzit e shtetit të udhëtojnë lirshëm siç udhëtojnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Shahini thot se ndërrimi i shpesh i qeverive ka krijuar imazh të keq e ka rënduar tregun ekonomik.

“Kjo është e dëmshme për çdo shtet, për shtete që kanë demokraci të brishtë dhe ne brenda një viti ndërruam tri qeveri. Tejkalimi nga një qeveri në tjetrën ishte zhurmë e madhe nuk ka pasur pranim dorëzim të detyrave. Kjo ka krijuar imazh të keq e ka rënduar tregun ekonomik edhe imazhi që po e tentojnë apo e kanë dëmtuar disa dhe si treg ekonomik kemi më pak hapësirë që të krijojmë partneritet me partnerë ndërkombëtarë”, ka thënë Shahini.