LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale, më 18 mars deklaratat përmbyllëse të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale, më 18 mars deklaratat përmbyllëse të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Përmes platformës online “Zoom”, Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka bërë të ditur se 18 marsi është caktuar si ditë kur Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse.

Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.


Ajo ka thënë se në rastin e Gucatit e Haradinajt, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar dosjen përfundimtare më 3 mars.

“Deklaratat përmbyllëse të palëve janë planifikuar të mbahen prej 14 marsit, duke filluar në orën 9:30 deri më 18 mars. Gjatë deklaratave përmbyllëse, palët do të përpiqen të theksojnë aspektet më të rëndësishme të çështjeve të tyre dhe anëtarët e trupit gjykues mund të bëjnë pyetje. Të akuzuarit kanë të drejtë të flasin të fundit dhe deklaratat e tyre janë caktuar për 18 mars”, ka thënë Griep.

Tutje, ajo tha se më 7 mars, kryetarja Ekaterina Trendafilova e caktoi një panel të Gjykatës së Apelit pas apelit të Nasim Haradinaj kundër vendimit të trupit gjykues II, që urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij.

ZPS: Grupi i tretë i dokumenteve që rrodhën në zyrat e OVL-UÇK kishin të bënin me Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin dhe Sylën
Lexo po ashtu ZPS: Grupi i tretë i dokumenteve që rrodhën në zyrat e OVL-UÇK kishin të bënin me Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin dhe Sylën

Griep ka deklaruar se në rastin e Salih Mustafës, konferenca përgatitore e mbrojtjes për gjykim u mbajt bashkë me konferencën për statusin e viktimave më 8 dhe 9 mars për t’i diskutuar hapat e ardhshëm procedural.

“Trupi gjykues lëshoi një numër urdhrash gojor në këtë rast, përfshirë caktimin e 22 marsit si datë për deklaratën hyrëse të mbrojtjes, pastaj 23 marsin kur do të fillojë dhënia e dëshmisë nga dëshmitari i parë i mbrojtjes. Mbrojtjes iu caktuan gjithsej 36 orë për marrjen në pyetje të 17 dëshmitarëve të saj të autorizuar për të dhënë dëshmi”, ka thënë ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Griep tha se trupi gjykues e lejoi viktimën 0505 që t’i shpreh mendimet dhe shqetësimet e veta para trupit gjykues më 21 mars në orën 9:30 për një orë, identiteti i viktimës nuk do t’i zbulohet publikut.

“Përveç kësaj, trupi gjykues e ngarkoi Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës për ta bërë vlerësimin e gjendjes shëndetësore psiqike dhe fizike dhe të dëmeve dhe lëndimeve të pësuara nga tri viktima dhe e urdhëroi institutin që ta përgatis një raport”, ka thënë ajo.

​Nuk ka dëshmitarë të tjerë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Lexo po ashtu ​Nuk ka dëshmitarë të tjerë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ajo ka thënë se ky raport duhet t’i dorëzohet trupit gjykues deri më 13 maj dhe nuk e kushtëzon vendimin përfundimtar të trupit gjykues për pafajësinë ose fajësinë e të akuzuarit.

Sipas saj, më 4 mars, gjyqtari i procedurës paraprake në çështjen e Pjetër Shalës,  e caktoi 31 majin si datë paraprake deri në të cilën ai synon t’ia kalojë dosjen e çështjes trupit gjykues.

Kurse, shtoi se seanca e ardhshme paraprake në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është caktuar të mbahet më 24 mars.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori