0Shares

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykimin ndaj të miturit G.H, për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, ndaj të miturës R.G për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale” dhe ndaj të miturit L.LL për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 vite e 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 17.09.2017 e tutje.

Avokati i familjes së Aulon Zekës kërkon të mos ndikohet gjykata Avokati i familjes së Aulon Zekës kërkon të mos ndikohet gjykata

Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo-korrektuese në kohëzgjatje prej 3 viteve.

Të miturit L.LL i është shqiptuar mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

Policia gjen armën me të cilën u vra Aulon Zeka Policia gjen armën me të cilën u vra Aulon Zeka

Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të miturës R.G i ndërpritet masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)