LAJMI I FUNDIT:

Gjykata pezullon konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, thotë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Qalajt është në kundërshtim me Ligjin e Punës

Gjykata pezullon konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, thotë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Qalajt është në kundërshtim me Ligjin e Punës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim me të cilin ia ka ndaluar Qeverisë së Kosovës të vazhdoj procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.Një vendim të tillë, gjykata e ka marrë pasi që ka aprovuar si të bazuar propozimin për caktim të masës së sigurisë që ishte propozuar nga ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

“Caktohet masa e sigurimit ashtu që i ndalohet kundërshtarit të sigurimit, Qeverisa e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme që të vazhdon procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës sipas konkursit të datës 18.10.2020, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore me aktgjykim të formës së prerë” , thuhet në aktvendimin e gjyqtares Saranda Bogaj-Sheremeti, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.


Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, më 24 nëntor 2020, kishte kërkuar nga gjykata që të caktojë masën e sigurisë ashtu që t’i ndalohet Qeverisë që të vazhdoj me procedurat e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.Kjo pasi sipas Qalajt, vendimi për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit të Policisë ka qenë në kundërshtim me ligjin.

Kërkesën e Qalajt e kishte kundërshtuar Qeveria, e cila kishte theksuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë në këtë rast.Duke vendosur për kërkesën e Qalajt, gjykata ka gjetur se i njëjti e ka bërë të besueshme ekzistimin e të drejtës subjektive të tij.

Sipas gjykatës, vendimi i nxjerrë nga Qeveria për shkarkimin e Qalajt është në kundërshtim me nenin 86 të Ligjit të Punës, përkatësisht paragrafin 3 të nenin ku thuhet se “Vendimi i punëdhënësit duhet të bëhet me shkrim duke theksuar arsyetimin dhe këshillën për mjetet juridike ndaj masave të shqiptuara”.Sipas gjykatës, Qeveria e kishte lënë Qalajn në mos dijeni lidhur me shfrytëzimin e mjeteve juridike, duke i mohuar të drejtën për ankesë.Në vazhdim të vendimit të saj, gjykata cek edhe nenin 32 të Kushtetutës e cila ia garanton të gjithëve të drejtën për mjete juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative.

Tutje, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk mund të themelohet një marrëdhënie e re pune, përkatësisht për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Poli së Kosovës, derisa shkarkimi i Qalajt ishte bërë në kundërshtim me ligjin.Në fund, gjykata thekson se në rastin konkret janë plotësuar në mënyrë kumulative të dy kushtet që duhet të plotësohen për caktimin e masës së sigurisë, të parapara me nenin 297 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, siç janë, ajo se propozuesi duhet të bëj të besueshme ekzistimin e kërkesës dhe të drejtës subjektive të tij dhe ajo se ekziston rreziku që pa caktimin e masës së tillë do të mund të pamundësohej apo vështirësohej dukshëm kërkesa në fjalë.