LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese përsëri kërkon mendimin e Kuvendit për Ligjin për falje të të dënuarve

Gjykata Kushtetuese përsëri kërkon mendimin e Kuvendit për Ligjin për falje të të dënuarve

Gjykata Kushtetuese përsëri ka kërkuar mendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Ligjin me të cilin kreytarit të shtetit i janë kufizuar të drejtat kushtetuese, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij Ligji, kryetari nuk ka të drejtë të falë persona të dënuar për parregullsi zgjedhore dhe për pedofili, kurse Kuvendi ka 7 deri 30 ditë afat për të dhënë mendimin e tij.


Kuvendi dhe Qeveria kanë deklaruar dhe vlerësuar se nuk ka nevojë për ndryshimin e këtij Ligji, ndërkaq, në fazën e radhës, pas pranimit të mendimit nga Kuvendi, gjykatësi raportues do të paraqesë një lëndë për të cilin, me shumicë të thjeshtë, Gjykata Kushtetuese do të duhet të vendosë nëse do ta përkrah, apo jo, ose do ta hedh poshtë propozimin për ndryshimin e kompetencave, që me Ligjin e vitit 2009, kryetarit i janë kufizuar.

Ndryshe, pas pranimit të këtij propozimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese, platforma qytetare ”Hajde” ka organizuar disa protesta kundër kësaj gjykate, duke i akuzuar se janë vënë në mbrojtje të krimit zgjedhor qeveritar./Telegrafi/