LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Komerciale drejt konstituimit, shqetësim për numrin e ulët të gjykatësve

Gjykata Komerciale drejt konstituimit, shqetësim për numrin e ulët të gjykatësve

Komuniteti i biznesit si dhe njohësit e drejtësisë druajnë se numri i gjykatësve në Gjykatën Komerciale është i ulët në krahasim me lëndët që pritet të shqyrtohen si dhe fushë veprimtarinë e saj. Gjykata Komerciale aktualisht është në fazën e konstituimit dhe rekrutimit të stafit. Aty janë paraparë të jenë 20 gjyqtarë dhe 94 persona si staf administrativ dhe bashkëpunëtorë.

Këshilltari i lartë në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, deklaroi se për vitin e parë për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale janë planifikuar 1 milion e 500 mijë euro.

“Për vitin e parë buxheti i ministrisë për Gjykatën Komerciale është në shumën 1 milion e 500 mijë euro dhe po besojmë që është në kuadër të planifikimeve buxhetore dhe që do të jetë në funksion të funksionalizimit të Gjykatës Komerciale […] Në bazë të informacioneve që kam dhe që është përgjegjësi e Këshillit Gjyqësor të Kosovës deri tash është zgjedhur kryetari i Gjykatës Komerciale, pastaj kanë përfunduar intervistat për gjyqtarë të shkallës së dytë, kanë filluar intervistat për gjyqtarë të shkallës së parë, gjithashtu me sa kam informacione do të kemi gjithsej diku 20 gjyqtarë të Gjykatës Komerciale prej të cilëve 11 janë ekzistues dhe do të rialokohen ndërsa do të ketë 9 pozita shtesë, pastaj përfshihen stafi administrativ gjithsej 94 të tillë, nga të cilat 50 pozita vetëm se ekzistojnë do të thotë për stafin administrativ dhe bashkëpunëtorët e saj”, deklaroi Nimoni, për Kosovapress.

Muajin e kaluar KGJK zgjodhi gjyqtarin Mahir Tutuli si kryetar i Gjykatës Komerciale me mandat pesëvjeçar e mandati i të cilit ka nisur më 21 prill.

Tutuli konfirmoi se deri në fillim të muajit të ardhshëm pritet të përfundojë rekrutimi i gjyqtarëve në këtë gjykatë.

“Fillimisht jemi në fazën e konstituimit të gjykatës, janë duke shkuar proceset e rekrutimit të gjyqtarëve, javën e kaluar kanë përfunduar intervistat për gjyqtarët e shkallës së dytë që do të gjykojnë në dhomat e shkallës së dytë të Gjykatë Komerciale, ndërsa deri në fund të këtij muaji eventualisht të muajit tjetër, do të fillojnë intervistat për gjyqtarët e gjykatës së shkallës së parë. Pas rekrutimit të gjyqtarëve, natyrisht do të zgjidhet edhe stafi administrativ i cili është pjesë e domosdoshme brenda gjykatës”, tha Tutuli.

Njohësit e çështjeve të drejtësisë po e shohin si të ulët numrin e gjyqtarëve në krahasim me nevojën që ekziston për trajtimin e lëndëve pas funksionalizimit të kësaj gjykate.

Yll Zekaj nga IKD thotë se ka një numër të shtuar të lëndëve dhe nëse rastet nuk marrin zgjidhje më shpejtë se çfarë po ndodhë aktualisht me Departamentin Ekonomik atëherë nuk do të arrihet qëllimi për të cilën është ngritur ky institucion.

“Ligji e parasheh që Gjykata duhet ti ketë minimum 20 gjyqtarëve e që ne e konsiderojmë nuk do të jetë një numër i mjaftueshëm duke marrë parasysh kompetencat që i ka kjo gjykatë, përveç trajtimit të rasteve ekonomike, kemi trajtimin e rasteve administrative dhe rasteve fiskale dhe përmbarimit që ndërlidhen me personat juridikë. Kështu që ka një numër të shtuar të lëndëve në këtë gjykatë dhe numri prej 20 gjyqtarëve do të jetë i pamundur që të menaxhojë gjithë këtë situatë. Duhet të evitojmë situatën qysh ka qenë në Departamentin Ekonomik kur trajtimi i një rasti në mes të personave juridik ka marrë deri në dy apo tre vite edhe në shkallën e dytë. Kështu që nëse do të vazhdon me ky ekip me kohëzgjatje të procedurës, atëherë kjo gjykatë nuk do të arrijë qëllimin e asaj për çfarë është formuar” deklaroi Zeka.

I pakënaqur me atë se çfarë është kuptuar deri tash shprehet edhe sipërmarrësi Ardian Hoxha.

Ai thotë se duhet të shtohen kapacitetet dhe të fillojë trajtimi i rasteve të natyrës komerciale me një efikasitet më të lartë.

“Kjo gjykatë funksionon me kapacitete të përgjysmuara dhe uroj që të shtohen kapacitetet edhe të filloj trajtimi i lëndëve të natyrës komerciale me një efikasitet më të madh. Është shumë e rëndësishme që të ndërtohet një momentum ku lëndët zgjidhen shpejtë, dhe me efikasitet dhe normal të zgjidhen në mënyrë të drejtë. Normalisht që nuk janë të mjaftueshëm por unë mendoj që kjo është vetëm fillimi uroj të mendojnë edhe udhëheqësit e këtij sistemi të drejtësisë sepse 20 gjyqtarëve janë shumë pak për lëndët që janë jo vetëm për ato që krijohen të reja por edhe ato që janë me vite nëpër sirtarë dhe që i ka zënë pluhuri, mendoj që të veprohet seriozisht shtimi i kapaciteteve dhe normal procesimi i të gjitha këtyre lëndëve” tha Hoxha.

Në fillim të këtij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Komerciale. Kjo gjykatë do të trajtojë të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative në dhomat e shkallës së parë dhe në dhomat e shkallës së dytë. Vendimet e shkallës së parë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës Themelore, kurse vendimet e dhomës së dytë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës së Apelit./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori