LAJMI I FUNDIT:

Gjykata hedh poshtë “bllokimin e pjesshëm të Madridit” për shkak të coronavirusit – sepse “dëmton të drejtat dhe liritë themelore”

Gjykata hedh poshtë “bllokimin e pjesshëm të Madridit” për shkak të coronavirusit – sepse “dëmton të drejtat dhe liritë themelore”

Një gjykatë e lartë në Madrid refuzoi të enjten masat e detyruara në rajon nga qeveria qendrore, të cilat përfshinin bllokimin e pjesshëm të kryeqytetit spanjoll dhe nëntë komunave fqinje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjykata “refuzoi ratifikimin (e masave), sepse ato dëmtuan të drejtat dhe liritë themelore” të 4.5 milionë banorëve të prekur nga bllokimi i pjesshëm, i cili hyri në fuqi të premten në mbrëmje, tha gjykata në një deklaratë.


Si rezultat i vendimit, gjobat nuk mund t’u jepen qytetarëve që shkelin rregullat.

Qeveria qendrore – një koalicion i Partisë Socialiste (PSOE) dhe Unidas Podemos – ka pasur një përplasje me qeverinë rajonale të Madridit të udhëhequr nga konservatorët për masat.

Bllokimi i pjesshëm i qytetit dhe i periferisë së tij synonte të frenonte përhapjen e coronavirusit në Madrid, i cili është në epiqendrën e valës së dytë të pandemisë së Evropës.

Qeveria kombëtare e Spanjës urdhëroi dy javë kufizime të reja që filluan në orën 10 të premten.

Masat ndaluan të gjitha udhëtimet jo-thelbësore brenda dhe jashtë Madridit dhe nëntë prej periferive të tij – duke prekur rreth 4.8 milionë njerëz.

Restorantet u urdhëruan të mbyllen në 23:00 dhe dyqanet në 22:00 dhe të dyjave u është thënë të kufizojnë kapacitetin në 50%.

Por autoriteti autonom i Madridit u përplas me qeverinë qendrore të Spanjës mbi urdhrin, duke thënë se do ta kundërshtonte atë në gjykata.

Madrid po udhëheq “në ringjalljen e virusit” në Spanjë, e cila ka ngarkesën më të lartë kumulative të Evropës – 870,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e rasteve në kryeqytetin spanjoll ka goditur rëndë spitalet, me zyrtarë që thonë se mbi 40% e kapacitetit të Kujdesit Intensiv të rajonit tani po përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori