LAJMI I FUNDIT:

Gjykata gjermane: Përdorimi i të dhënave personale nga Facebook është i paligjshëm

Gjykata gjermane: Përdorimi i të dhënave personale nga Facebook është i paligjshëm

Një grup gjerman i të drejtave të konsumatorëve këtë të hëne tha se një gjykatë kishte gjetur se përdorimi i të dhënave personale të Facebook ishte i paligjshëm, sepse platforma e medieve sociale në SHBA nuk siguroi në mënyrë adekuate pëlqimin e përdoruesve të tij, shkruan Telegrafi.

Vendimi nga një gjykatë rajonale e Berlinit vjen kur ‘Big Tech’ përballet me kërkesat në rritje për trajtimin e të dhënave personale dhe reklamimin në internet.


Federata e Organizatave Gjermane të Konsumatorëve (VZVB), tha se cilësimet e Facebook dhe disa nga kushtet e shërbimit të saj ishin në kundërshtim me ligjin e konsumatorit dhe se gjykata kishte gjetur pjesë se përdorimi i të dhënave të ishte i pavlefshëm.

“Facebook fsheh cilësimet e parazgjedhura që nuk janë miqësore ndaj privatësisë dhe nuk jep informacion të mjaftueshëm në lidhje me atë kur përdoruesit regjistrohen”, tha Heiko Duenkel, zyrtare e politikës gjyqësore në VZVB.

Në anën tjetër, Facebook tha se do të apelon vendimin edhe pse disa aspekte të gjykimit kishin qenë në favor të tyre. Në një deklaratë për medie, kompania tha se tashmë kishte bërë ndryshime të rëndësishme në kushtet e shërbimit të saj dhe udhëzimet e mbrojtjes së të dhënave.

“Ne po punojmë shumë për të siguruar që udhëzimet tona janë të qarta dhe të kuptueshme dhe që shërbimet e ofruara nga Facebook janë në përputhje të plotë me ligjin”, tha Facebook.

Për më tepër, Facebook në ndërkohë do të përditësonte udhëzimet e mbrojtjes së të dhënave dhe kushtet e shërbimit të tij në mënyrë që ato të jenë në përputhje me rregullat e reja të Bashkimit Evropian që do të hyjnë në fuqi në qershor. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Kalo në kategori