LAJMI I FUNDIT:

“Gjykata e vrau per herë të dytë Almirin me drejtësinë që ndau”

“Gjykata e vrau per herë të dytë Almirin me drejtësinë që ndau”

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa konsideron se “gjykata duke dashur që të vendosë drejtësi, për herë të dytë e vrau Almirin e vogël
duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliq por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël.”

Më tej në kumtesë thuhet se ”shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi që nga rikualifikimi i lëndës e deri në këtë gjykim skandaloz dëshmon se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur, selektive, joprofesionale dhe me këtë imponohet reforma radikale të gjyqesorit i cili për fat të keq edhe sot e kësaj dite vendimet i bazon në përkatësinë etnike të palëve.


Rikujtojmë opinionin publik kur i riu Naser Eshtrefi vrau në vëtëmbrojtje moshatarin e tij maqedonas e përkunder faktit që mosha e tij e mitur duheshte të respektohen nga gjykata, përsëri u dënua me 14 vjet burg ndërsa vrasësi i Almirit që opinion publik e ka parë edhe përmes video inçizimeve merr dënim lehtësues që në shtete normale evropiane me demokraci të zhvilluar dhe gjyqësor profesional do ishte dënuar me burg të përjetshëm.

Kërkojmë nga Prokurori Publik në Maqedoni Lubomir Joveski që për shkaqe morale të japë dorëheqje nga posti i tij ndërsa nga këshilli gjyqësor republikan kërkojmë që të merr masë ndaj gjykatësit i cili solli këtë vendim skandaloz.

Në NATO dhe BE me këtë gjyqësor vështirë se mund të prentendohet intergrimi. Sundimi i së drejtës ishte një nga segmentet e theksuara në të gjitha raportet nga BE dhe NATO dhe për këtë qeveria duhet ti qaset reformave rrënjësore si punë të menjëhershme, për mos na u përsëritur raste të montuara dhe verdikte të padrejta si në rastin e Almirit”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa. /Telegrafi/