LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Mbajtja e hixhabit e ka ndarë Evropën për vite me radhë dhe është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, por çështja nuk kufizohet vetëm tek gratë myslimane.

Gjykata e lartë e BE-së ka vendosur që zyrat qeveritare në të gjithë bllokun mund t’i ndalojnë punonjësit e tyre të mbajnë simbole të dukshme të besimit fetar.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) deklaroi të martën se synonte të krijonte një “mjedis administrativ neutral”, transmeton Telegrafi.

Kjo teorikisht mund të nënkuptojë se shamitë myslimane, turban sikh (shalli indian në kokë), kryqet si varëse ose vathë, byzylykët me fije të kuqe ‘kabala’, madje edhe medaljoni i Shën Kristoforit mund të ndalohet për stafin.

“Një rregull i tillë nuk është diskriminues nëse zbatohet në një mënyrë të përgjithshme dhe pa dallim për të gjithë stafin e asaj administrate dhe kufizohet në atë që është rreptësisht e nevojshme”, shtoi gjykata.

Vendimi erdhi pasi një punonjëse myslimane në komunën lindore të Belgjikës, Ans iu tha se nuk mund të mbante shami në punë.

Në vazhdën e atij vendimi, komuna ndryshoi kushtet e punësimit, ku ua ndaloi të gjithë punëtorëve të mbanin shenja të dukshme të përkatësisë ideologjike ose fetare.

Pas dëgjimit të çështjes, një gjykatë në Liege pyeti gjykatën e lartë nëse ky rregull i rreptë i neutralitetit i vendosur nga komuna ishte në kundërshtim me ligjin e BE-së.

Në një vendim që vlen për zyrat e sektorit publik në të gjithë BE-në, gjykata me qendër në Luksemburg tha se rregulli “mund të konsiderohet si i justifikuar objektivisht nga një qëllim legjitim”.

Por, ai shtoi se çdo shtet anëtar kishte një diferencë diskrecioni dhe një politikë e kundërt që autorizonte veshjen e simboleve fetare gjithashtu do të justifikohej.

Vendim befasues

Sipas Federatës Sikh në Mbretërinë e Bashkuar, ky ndalim nuk ka të bëjë vetëm me gratë myslimane dhe shaminë. Këshilltari kryesor, Dabinderjit Singh tha për Euronews se “të gjithë njerëzit e besimit do të habiten” nga vendimi i GJED-së.

Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka ndalime për shamitë ose simbolet e tjera fetare.

Udhëzimi nga Qeveria Britanike thotë se punëdhënësit duhet të jenë fleksibël në qasjen e tyre ndaj simboleve dhe veshjeve fetare, dhe të mos i pengojnë punonjësit që zgjedhin të mbajnë kryqe, mbulesa koke ose simbole të tjera të fesë së tyre, përveç nëse kjo ndërhyn drejtpërdrejt në aftësinë e tyre për të kryer detyrat e tyre.

Në vitin 2015 u vendos që Sikhët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk do të përballeshin më me masa disiplinore për veshjen e turbanëve në vendet e punës.

“Ekstremizmi laik është një sfidë masive në shumë vende të BE-së, veçanërisht me fuqinë në rritje të krahut të djathtë”, tha Singh.

“Si mund të sjellë diskriminimi ndaj njerëzve të besimit një mjedis administrativ neutral? Çfarë vjen më pas – ngjyra e lëkurës apo raca?”, pyeti ai.

Singh vuri në dukje se vendimi i gjykatës së BE-së thotë se veshjet ose sendet fetare mund të kufizohen përveç “ajo që është rreptësisht e nevojshme” – dhe për praktikuesit e Sikhëve, nenet e tyre të besimit, të tilla si mos prerja e flokëve ose vendosja e një çallmë, janë “të panegociueshme”, shpjegoi ai.

“Megjithëse gjykatat kombëtare kanë një ‘diferencë diskrecioni’ Sikhët janë një pakicë e vogël në shumicën e vendeve të BE-së dhe nuk do të jenë në gjendje të marrin punë në sektorin publik” nëse vendimi do të përdorej për të miratuar ndalime në nivel vendi, tha Singh.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka vendosur në favor të ndalimit të shallave në disa raste që nga hera e parë që vendosi në një çështje në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai vendosi që punëdhënësit e sektorit privat mund t’i kufizonin shprehjen e besimeve fetare, politike ose filozofike kur ekzistonte një “nevojë e vërtetë” për të “paraqitur një imazh neutral ndaj klientëve ose për të parandaluar mosmarrëveshjet sociale”.

Organizata Joqeveritare (NGO), Human Rights Watch, tha si përgjigje ndaj vendimit të gjykatës në atë kohë, se “gratë myslimane nuk duhet të detyrohen të zgjedhin midis besimit të tyre dhe punës së tyre”.

Në Francë, një ndalim për mbulimin e fytyrës ka shkaktuar gjoba për gati 600 gra myslimane dhe ka pasur një ndalim të rreptë të shenjave fetare në shkollat shtetërore dhe ndërtesat qeveritare që nga viti 2004.

Femyso, rrjet pan-evropian që përfaqëson më shumë se 30 organizata rinore dhe studentore myslimane, u tha mediave britanike se ky vendim i fundit po cenonte potencialisht lirinë e fesë dhe të shprehjes. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq: Me gjasë do të ketë zgjedhje të reja në Beograd

Brnabiq: Me gjasë do të ketë zgjedhje të reja në Beograd

Serbia
Objektet misterioze të gjetura brenda një grope në Spanjë dyshohet se nuk janë nga Toka

Objektet misterioze të gjetura brenda një grope në Spanjë dyshohet se nuk janë nga Toka

Botë
Mbi 2 mijë ekrane të vendosur në hapësira publike në Bjellorusi hakohen, transmetohet adresimi i opozitares në ekzil

Mbi 2 mijë ekrane të vendosur në hapësira publike në Bjellorusi hakohen, transmetohet adresimi i opozitares në ekzil

Evropa
Për herë të parë u pa dje në fushëbetejë Abramsi në Ukrainë, por çfarë është tanku amerikan?

Për herë të parë u pa dje në fushëbetejë Abramsi në Ukrainë, por çfarë është tanku amerikan?

Evropa
Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Evropa
Paralajmëron Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin mundet sërish të përdor sulmet me Novichok në vendin tonë

Paralajmëron Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin mundet sërish të përdor sulmet me Novichok në vendin tonë

Evropa
Kalo në kategori