LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e refuzon padinë e UP-së ndaj Komunës së Prishtinës për Kishën Ortodokse

Gjykata e refuzon padinë e UP-së ndaj Komunës së Prishtinës për Kishën Ortodokse
Foto: Arkiv

Gjykata e Prishtinës më 26 gusht hodhi poshtë padinë e Universitetit të Prishtinës kundër Komunës së Prishtinës lidhur me parcelën ku ndodhet kisha “Sveti Sava”.

Komuna e Prishtinës nuk mund të jetë palë procedurale pasi e njëjta nuk mund të disponojë me parcelën në të cilën ndodhet kisha, thuhet në vendimin e Gjykatës.


UP-ja me padi kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe Dioqeza e Rashkës dhe Kishës Ortodokse në Prizren që t’ia kthejë në shfrytëzim të lirë dhe të papengueshëm ngastrën kadastrale në sipërfaqe prej 4.27.16 ha dhe që në operatin kadastral ta ndryshojë bartësin e së drejtës.

Gjykatësi Jovica Mitroviq hodhi poshtë padinë pasi  ka konstatuar se lëndën kontestuese për shfrytëzimin e parcelës me sipërfaqe prej 4.27.16 ha nuk e ka  Komuna e Prishtinës andaj nuk mund të jetë palë në marrëdhënien juridike civile sepse nuk mund të kërkohet nga e paditura të kthejë diçka që nuk e ka.

Tutje në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Komuna e Prishtinës nuk ka kompetencë për të bërë as bartjen e të drejtës së shfrytëzimit në operatin kadastral por këtë të drejtë e ka Agjencia për Kadastër “Nekretnina”.

Sami Istrefi, përfaqësues i avokaturës shtetërore, për KALLXO tha se nuk është refuzuar padia por vetëm është hedhur pjesa ku si palë e paditur ka qenë edhe Komuna e Prishtinës.

Po ashtu, përfaqësuesi I UP-së tha se nga kryetarja e Gjykatës kanë kërkuar edhe përjashtimin e gjykatësit të lëndës, Jovica Mitroviq.

Universiteti i Prishtinës ka paditur Kishën Ortodokse për parcelën e tokës në kampusin e Universitetit ku aktualisht gjendet kisha “Sveti Sava” dhe për gati një dekadë nuk ka marrë epilog përfundimtar gjyqësor.

Kisha e papërfunduar, e cila u ndërtua në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet 1990, u bë shkas i disa protestave dhe pakënaqësive, kryesisht nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

Ky rast fillimisht është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës në vitin 2012 nga Universiteti i Prishtinës nën pretendimin se Kisha Ortodokse Serbe kishte uzurpuar pronën e Universitetit.

Më tej, tek në vitin 2015, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte nxjerrë vendim me të cilin ishte konsideruar e tërhequr padia e parashtruar nga Universiteti me arsyetimin se nuk ishin paraqitur si paditës në seancën kryesore të ftuar nga Gjykata.

Të pakënaqur ndaj këtij vendimi me arsyetimin se nuk e kishin pranuar ftesën e Gjykatës sepse ditën kur ka arritur ftesa ka pasur protesta para Rektoratit, Universiteti ushtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila po ashtu në tetor të vitit 2017 e refuzoi ankesën dhe vërtetoi vendimin e Themelores. Kështu, Universiteti i Prishtinës në nëntor të vitit 2017, dorëzoi përsëri në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë e re lidhur me çështjen e njëjtë juridike –  ngastrën kadastrale nr.07090-14 në sipërfaqe të përgjithshme mbi 4-hektarëshe.

Universiteti i Prishtinës pretendon se këtë pronë e ka pasur në shfrytëzim të lirë dhe të papenguar nga dhjetori i vitit 1975 dhe se e njëjta ka qenë pjesë kampusit të Universitetit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me rrjedhën e këtij gjykimi ndërsa seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 1 mars të këtij viti mirëpo kishte dështuar të mbahej për shkak se Gjykata nuk u kishte dërguar me kohë ftesat palëve.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori