LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë e Shqipërisë bëhet me 11 anëtar, Meta dekreton Gentian Medjan

Gjykata e Lartë e Shqipërisë bëhet me 11 anëtar, Meta dekreton Gentian Medjan

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar sot Gentian Medjan si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë duke e çuar numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë në 11.

Pavarësisht këtij dekretimi, Meta ka shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, “mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore”.


“Tejzgjatja e një procedure për rritjen në detyrë për një periudhë 2 vjeçare nga KLGJ është një standard i papranueshëm”, ka shtuar Meta.

Krahas kritikave për KLGJ, presidenti ka edhe një thirrje për Gjykatën e Lartë ku kërkon që të plotësojë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

“Me emërimin e anëtarit të 11-tëtë saj, kjo gjykatë duhet të zhvillojë Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve, për të votuar e zgjedhur sipas Kushtetutës dhe Ligjit, anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas listës së propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që prej 30 dhjetorit 2021”, ka theksuar Meta.

Tashmë, pas gati gjashtë vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese pritet të plotësohet edhe me tre anëtarët e mbetur. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese së fundi është vonuar pasi Gjykata e Lartë nuk kishte kuorumin e nevojshëm të vendimmarrjes. /Telegrafi/