LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit shpall të pafajshme Iliovskën për vrasjen e policit nga Velesi

Gjykata e Apelit shpall të pafajshme Iliovskën për vrasjen e policit nga Velesi

Gjykata e Apelit në Shkup e shpalli të pafajshëm Pavlinka Pale Ilovska nga Velesi, e cila vitin e kaluar vrau me thikë partnerin e saj të dhunshëm, polic nga Velesi.

Ajo u akuzua për vrasje të rëndë në tentativë. Edhe pse prokuroria ka bërë ankesë dhe ka kërkuar që Iliovska të dënohet, megjithatë, Apeli e ka konfirmuar aktgjykimin e gjyqtares Gabriela Gajdova. Me këtë Iliovska lirohet plotësisht nga fajësia dhe aktgjykimi është i formës së prerë.


Gjyqtarja Gajdova e arsyetoi lirimin e Iliovskës me faktin se ajo mbrohej nga partneri i saj tashmë i ndjerë. Nga ADN-ja nën thonjtë e policit të ndjerë, u konstatua se ai vërtet e kishte dashur ta mbyste atë.

“Sipas kodit penal është e nevojshme mbrojtja e nevojshme. Sulmi dhe mbrojtja janë elementë të domosdoshëm. E ka tërhequr zvarrë, e ka goditur me shkelma, e ka shtrënguar në qafë, është konstatuar në mënyrë të padiskutueshme nga raporti i ekspertizës, pas ekspertizës në vendin e ngjarjes, e akuzuara ka pësuar lëndime fizike, të theksuara në kokë, këmbë dhe qafë. Më tej kësaj dëshmie i shtohet edhe ekzaminimi trupor i të akuzuarës”, tha gjyqtarja në shkurt të vitit të kaluar kur e kishte shpallur aktgjykimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori