LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Pançevskit, më 4 gusht seancë e re në Gjykatën e Velesit

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Pançevskit, më 4 gusht seancë e re në Gjykatën e Velesit

Gjykata e Apelit Shkup e hodhi poshtë kërkesën e ish kryetarit të Gjykatës Penale – Shkup, Vlladimir Pançevskit, për përjashtim të Gjykatës së Velesit dhe transferimin e lëndës në Shkup.

Në seancën e sotme ishin marrë në pyetje katër dëshmitarë, nëpunës nga Gjykata Themelore Penale Shkup.


Njëra nga nëpunëset ka dëshmuar se në vitin 2016 dy lëndë me emra të njohur nga PSP i ka dërguar te kryetari i Gjykatës Pançevski, ndërsa i i ka shpërndarë te gjykatëset Tatjana Mihajllova dhe Lidija Petrovska.

Në pyetjen e Pançevskit deri te dëshmitari nëse ai ka pasur ndikim mbi shpërndarjen e lëndëve të tjera përveç atyre dy nga PSP-ja, për të cilat ka pasur vendim, dëshmitari deklaroi se nuk i kujtohet për lëndë të tjera përveç për ato dy nga PSP-ja.

Në pyetjen pse një pjesë e lëndëve janë shpërndarë me dorë, dëshmitari u përgjigj se kjo ka qenë kështu, të të balancohen punët të mos përsëriten gjykatës të caktuar të kenë nga pesë – gjashtë lëndë, ndërsa dikush vetëm një. Apo, siç shtoi, që të shmanget që gjykatës së caktuar të kenë gjykim vetëm me një të akuzuar, ndërsa te të tjerët të ketë lëndë me më shumë të akuzuar.

Dëshmitarët nga sistemi i automatizuar informativ elektronik për menaxhim me lëndët AKMIS, në gjykim deklaruan se ka pasur mungesa në sistem, ndërsa të cilat gradualisht ndër vite është janë larguar. Ata theksuan se për këto mungesa të sistemit AKMIS ata vazhdimisht kanë treguar në Gjykatën Supreme dhe në Trupin punues së Gjykatës Themelore penale e cila ka qenë e angazhuar ta ndjekë sistemin AKMIS.

Kryetarja e Gjykatës Themelore Veles, Lidija Dimova sot ka marrë vendim me të cilin e ka refuzuar kërkesën e dy avokatëve të Vlladimir Pançevskit për përjashtim të gjykatëses Valentina Gjorgjieva si gjykatës në procedurë.

Avokatët e Pançevskit në seancën e sotme gjyqësore kërkuan ai të dalë nga paraburgimi dhe të vazhdojë të mbrohet në liri.

Si argument e theksuan dokumentin e Agjencisë për Punësim në Shkup, ku, sipas tyre, shkruan se Vlladimir Pançevski është në marrëdhënie pune, dhe sipas kësaj, ai si gjykatës ka imunitet.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 4 gusht, ku deklaratë para gjykatës duhet të japin dy dëshmitarët e tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori