Gjykata e Apelit në Bruksel ka shfuqizuar aktgjykimin në të cilin Andrija Drashkoviq u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e Enver Hadrit në vitin 1990 në Bruksel, ka thënë Veljko Delibashiq, avokati i Drashkoviqit.

Gjykata pranoi apelin e mbrojtjes për të shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka urdhëruar rigjykim, shkruan sot portali serb “Alo”.

Vendim i njëjtë supozohet të jetë marrë edhe për Veselin Vukotiq dhe Bozhidar Spasiq, të cilët gjithashtu janë dënuar nën akuzën e njëjtë me Drashkoviq, transmeton Insajderi.com.

Familja e aktivistit të vrarë shqiptar nga Kosova, Enver Hadri, pas vendimit për aktgjykimin e gjykatës belge muaj më parë, e cila për vrasjen e Hadrit i dënoi me burg të përjetshëm ish-serbët e UDB-së, Bozhidar Spasiqin dhe kriminelët Andrija Drashkoviq dhe Veselin Vukotiq, patën thënë se është fitore e madhe e drejtësisë.

Enver Hadri u vra në vitin 1990 në Belgjikë.