Gjykata Administrative ka hedhur poshtë padinë e ministrit të MPB-së, Naqe Çulev kundër Qeverisë.

Ai paditi Qeverinë për shkelje të procedurave administrative me anulimin e vendimit të tij ku ka shkarkuar komandantin e SPB – Tetovë, Amir Dalipi dhe ka emëruar zëvendës-komandant shtesë të SPB Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria bënë të ditur se padia e Çulevit është hedhur poshtë dhe procedura e ministrit për shkarkim dhe emërim është në kundërshtim me ligjin.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si palë e paditur, e fitoi kontestin në Gjykatën e RMV-së kundër MPB-së”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/