LAJMI I FUNDIT:

Gjurmë 8500 vjeçare në Pogradec, arkeologët: Vendbanimi Palafit më i vjetri në Evropë

Gjurmë 8500 vjeçare në Pogradec, arkeologët: Vendbanimi Palafit më i vjetri në Evropë

Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit.

Albert Hafner arkeolog nga Zvicra thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën.


Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër thotë ai.

“Kemi që në 2021 që gërmojme dhe ndjekim gjurmët qe na çojnë deri në 5800 vite para Krishtit. Po gërmojme për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi gjetur 6000 vite të vjetër ndërsa këtu kemi gjetur deri në 8000 vite të vjetër. Banorët këtu kanë qenë fermerë. Nga gjetjet, mund të themi që është palafiti më i vjetër në Europë’”- tha ai.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, gjetjet mund të vendosen në Pogradec apo edhe me forma dixhitale në funksion të turizmit arkeologjik.

“Ka shumë mënyra, janë mënyra dixhitale, janë mënyra botuese, janë lloj lloj formash, telekamerat në ujë të cilat krijojë idenë dhe kanë më shumë sukses si një muze virtual, muze modern që ekspozohet ajo çfarë është nën ujë por njëkohësisht edhe mbrohet”- theksoi Adrian Anastasi, arkeolog.

Gërmimet në vendbanimin e palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen.

Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori