LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq i përgjigjet Lajçakut: Nesër në Bruksel do të flitet për Asociacionin

Gjuriq i përgjigjet Lajçakut: Nesër në Bruksel do të flitet për Asociacionin

Pas njoftimit të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se në takimin e nesërm në Bruksel, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë, ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se për palën serbe pikë e parë e takimit do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Duke i replikuar Laçakut në Twitter , Gjuriq ka shkruar se për Asociacionin është rënë dakord para shtatë vjetësh nën lehtësimin e BE-së derisa ka shpërndarë edhe pikat e asaj marrëveshje.

“Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë u ra dakord nën lehtësimin e BE-së shtatë vjet e gjysmë më parë”, ka shkruar Gjuriq, raporton Telegrafi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter shkroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek marrëveshjet për pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Lajçak tregon për temat që do të diskutohen nesër në takimin Kosovë-Serbi në Bruksel
Lexo po ashtu Lajçak tregon për temat që do të diskutohen nesër në takimin Kosovë-Serbi në Bruksel

“Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diksutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të enjten në Bruksel nuk do të diskutohet tema e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai gjatë diskutimit të sotëm me shoqërinë civile i është kundërpërgjigjur edhe presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se nesër nuk është ditë e rrezikshme për vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori