LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviqit do t’i rrënohen dy objekte ilegale në Nikshiq

Gjukanoviqit do t’i rrënohen dy objekte ilegale në Nikshiq

Presidentit në largim të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do t’i rrënohen objektet ilegale në qytetin e Nikshiqit.

Inspeksioni urbanistik dhe ndërtimor malazez ka urdhëruar presidentin që të rrënojë objektet e ndërtuara ilegalisht në Nikshiq, në vendbanimin e Koçanit, sepse ato janë në kundërshtim me planin e vlefshëm hapësinor-urbanistik të komunës së Nikshiqit, raporton adria.tv.


Avokatja e Gjukanoviqit, Neda Ivoviq, ka bërë të ditur se vendimi i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, që urdhëron të rrënojë dy objekte në vendbanimin Koçan në Nikshiq, është shembull flagrant i dhunës ligjore dhe se bazohet në deklarata të pasakta, kontradiktore dhe jo të plota.

Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviq, ka reaguar duke thënë se ligji do të veprojë për të gjithë njësoj, raporton rtcg.

“Ne bëjmë çdo gjë sipas ligjit. Pyetja është se pse Gjukanoviqi ndërtoi në mënyrë të egër. Ai ka 20 ditë kohë për të hequr objektet pa leje dhe të kursejë inspektorët”, tha ai.

Në pyetjen se pse po bëhet rrënimi para zgjedhjeve parlamentare, ai u përgjigj se çdo dy muaj Mali i Zi është në zgjedhje.

Ndryshe, Gjukanoviq në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura gjatë të dielës, ka pësuar humbje nga opozitari Janko Milatoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori