Lajmi se Gjuha shqipe hyri si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhënë nga administratori i Departamentit të Letërsisë Krahasuese në këtë universitet, Faton Limani bëri jehonë. Lënda Gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në këtë universitet dhe atë në tri nivele, fillestar, mesatar dhe të avancuar, ndërkaq do të jetë në të gjitha nivelet e studimit.
Faton Limani në një intervistë për Telegrafin tregoi ecurinë se si hyri si lëndë zgjedhore Gjuha Shqipe, si u mirëprit nga studentët atje dhe kur do të nis së ligjëruari si lëndë.
Limani tha se së bashku me një kolege të tij e kishin si ide futjen e Gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore, mirëpo iniciativa u bë nga disa studentë të nivelit Bachelor, shqiptaro-amerikan.
“Bashkë me kolegen time Eva, e cila punon në një departamentin tjetër e kishim si ide. Mirëpo ajo që e përshpejtoi procesin që ne të arrinim të fusim Gjuhën Shqipe si lëndë zgjedhore ishte kërkesa e disa studentëve shqiptaro-amerikan të nivelit Bachelor. Ata filluan të kërkojnë që të marrin një gjuhë të huaj si lëndë zgjedhore dhe kërkuan që gjuha shqipe të jetë një ndër to. Mirëpo meqë ata kishin kërkuar në disa departamente dhe nuk kishin informacion, erdhi lajmi dhe në departamentin tonë. Filluam që të bisedojmë me disa departamente duke përfshi dhe departamentin ku unë jam administratorë dhe u bë e mundur që Gjuha shqipe të futet si lëndë zgjedhore”, tregoi Limani për Telegrafin.
I pyetur se si do të procedohet tutje me këtë lëndë, ai tha: ”Gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele, fillestar, të ndërmjetme dhe të avancuar. Dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e Universitetit të Harvardit në të gjitha nivelet e studimit”.
Ligjërimi i lëndës zgjedhore Gjuha shqipe pritet të fillojë sipas tij këtë vit, me fillimin e vitit të ri akademik.
“Regjistrimi fillon diku në muajt gusht, dhe lënda fillon të aplikohet në semestrin vjeshtor në muajin shtator”, tha tutje ai.
Limani u shpreh se brenda universitetit kanë filluar ta shpërndajnë informacionin se në mesin e shumë lëndëve zgjedhore, do të jetë edhe Gjuha shqipe.
“Ka pasur disa studentë që kanë shprehur interesim. Kemi filluar të shpërndajmë lajmin brenda në universitet dhe shpresojmë që do të ketë interesim jo vetëm nga studentët shqiptarë, por edhe nga ata të huaj”, tha ai.
Më tej Limani theksoi se mënyra se si do të funksionojë kjo lëndë zgjedhore varet nga ligjëruesi.
“Lënda e Gjuhës shqipe do të jetë nën mbikëqyrjen e profesorëve që janë në departamentin e Letërsisë Krahasuese. Dhe në bazë të numrit të studentëve që do ta marrin këtë lëndë, universiteti bën dhe rekrutimin e profesorëve. Nuk e dimë se kush do të jetë ligjërues…”, u shpreh Limani.
Mirëpo, a do të jetë përherë kjo lëndë aktive?
Limani tha se varet nga studentët nëse shprehin ose jo interesim për ta marr si lëndë zgjedhore.
“Lënda e Gjuhës do të jetë gjithmonë në dispozicion, nëse do të jetë apo jo aktive varet nga zgjedhjet e studentëve. Por shpresojmë që do të ketë studentë që do ta mbajnë aktive këtë lëndë”.
I pyetur se si pritet të jetë përmbajtja e kësaj lënde, Limani shpjegoi: “Kjo do të varet nga ligjëruesi. Ata do të mbajnë përgjegjësi për të përcaktuar përmbajtjen e lëndës së Gjuhës shqipe”.
Jo vetëm që Gjuha shqipe do të jetë pjesë e këtij universiteti, por siç tha ai ky hap shihet dhe nga perspektiva tjetër.
“Urojmë që do të ketë interesim të studentëve për këtë lëndë, dhe përmes kësaj lënde të filloj sensibilizimi i kulturës dhe Gjuhës shqipe. Futja e Gjuhës shqipe ka dhe efekte tjera, jo vetëm të mësimit të gjuhës, por studentët që studiojnë këtu janë më të mirët nga fushat e tyre, pasi këtu vijnë studentë nga e gjithë bota dhe kur të kthehen në vendet e tyre kjo do ta rris interesimin për të vizituar dhe vendet tona”, tha ndër të tjera administratori i Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Harvardit në SHBA, Faton Limani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën