LAJMI I FUNDIT:

‘Gjuetari’ i fantazmave thotë se është ‘mallkuar’ pasi vizitoi ‘kukullën më të pushtuar në botë’

‘Gjuetari’ i fantazmave thotë se është ‘mallkuar’ pasi vizitoi ‘kukullën më të pushtuar në botë’

Një gjuetar fantazmash profesionist nga Nashville thotë se ai vizitoi “kukullën më të pushtuar në botë”, dhe tani njerëzit janë të bindur se ai është i mallkuar.

Bëhet fjalë për Kalani Smith, 25 vjeç, dhe një YouTuber kanadez i njohur si “Exploring with Josh”.


“Shumë nga njerëzit që kanë ardhur këtu dhe e kanë parë Robertin në sy kanë përjetuar probleme me veturën, probleme martese dhe disa njerëz madje kanë marrë edhe kancer”, tha Smith në një video të postuar TikTok muajin e kaluar, video kjo që ka mbledhur 36,000 shikime, shkruan NY Post, transmeton Telegrafi.

Robert jeton në një muze në Key West, Florida.

Kukulla, një djalë i veshur me një kostum marinari që mbante në dorë një qen të vogël, thuhet se i ishte dhuruar një djali.

Roberti dyshohet se ka aftësi të mbinatyrshme që e lejojnë atë të lëvizë dhe të qeshë, dhe ai besohet se ka frymëzuar filmin Chucky të vitit 1988 “Child’s Play”.

Thuhet se një vështrim drejt lodrës mund të lëshojë mallkimin e tij.

@kalanighosthunter ROBERT THE DOLL- The most haunted object in the WORLD…. #kalanighosthunter #robertthedoll #samandcolby @Exploring With Josh ♬ Suspense, horror, piano and music box – takaya

“Përflitet se kukulla i shan njerëzit që e filmojnë pa leje – dhe ne nuk e pyetëm. Ne nuk e morëm atë dhe ai qëndroi në kutinë e tij ndërsa ishim jashtë dhomës, por sapo e zbuluam, një ndjenjë elektrike dhe e rëndë mbushi ajrin”, deklaroi Smith për Jam Press.

“We got attacked after the blood ritual was performed and felt like we caught on fire. It got insanely hot, and then we both ended up throwing up,” Smith explained

“Ne morëm disa zëra që dolën në regjistruesin tonë të zërit dhe pajisjet që ishin në dhomë. Kishte gjithashtu diçka që erdhi nga kutia e shpirtrave, e cila thoshte se donte që ne të qëndronim”, vazhdoi tutje ai.

Nga ana e tij, Josh postoi një video në YouTube javën e kaluar që tregonte ofrimin e gjakut të çiftit për Robertin. Gjërat u kthyen shpejt në negative.

“Ne u sulmuam pasi u krye rituali i gjakut dhe u ndjemë sikur na kap zjarri. U bë jashtëzakonisht nxehtë dhe më pas ne të dy përfunduam duke bërë gropë”, shpjegoi Smith për Jam Press.

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kalo në kategori