Gjuajtjet e lira 2011-2015: Top tre lojtarët me më së shumti gola (Video)

Tetë është numri i golave nga gjuajta e lirë që Miralem Pjanic i ka shënuar në Serie A që nga sezoni 2011/2012, por kjo shifër e bën atë vetëm lojtarin e tretë më të mirë në këtë aspekt.
I pari është kush tjetër, përveç Andrea Pirlos me plot 12 gola, kurse i dyti Lodi me nëntë. Por, momentalisht asnjëri nga këta nuk është pjesë e Serie A, kështu që Pjanic ka mundësinë të dalë i pari këtë sezon.
Nuk duhet të harrojmë faktin se Pjanic në të kaluarën ishe pjesë e Lyon dhe aty kishte fatin që të mësojë nga mjeshtëri i gjuajtjeve të lira, braziliani Juninho. /Telegrafi/
1-0: Roma kalon në epërsi kundër Juventusit me një super gol nga gjuajta e lirë. Autori? Kush tjetër, përveç, Miralem Pjanic.Gianluigi Buffon vetëm spektator.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 30 August 2015





















































