LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, policia arreston dy persona dhe sekuestron dy armë

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, policia arreston dy persona dhe sekuestron dy armë

Policia e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut ka sekuestruar dy armë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ndodheshin në një veturë.

Sipas hetimeve fillestare dhe provave të siguruara, dy të arrestuarit dyshohen se në Kqiq të Mitrovicës kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas me veturën e tyre ishin larguar.


“Mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar të cilët ndodheshin në lëvizje me veturën e tyre. Gjatë kontrollit brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit pistoleta, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarve  janë  intervistuar dy persona, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit  pas intervistimit  me urdhër të prokurorit janë   liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës’’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/