LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi: Shifrat e sotme me COVID-19, dhuratë nga Kurti e Vitia

Gjoshi: Shifrat e sotme me COVID-19, dhuratë nga Kurti e Vitia

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, duke komentuar shifrat e sotme të infektuarve më COVID-19, ka thënë se këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.

Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia”.


“Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes”, ka shkruar Gjoshi.

“Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin”, ka shkruar ai. /Telegrafi/