LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Maqedonia paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë

Gjorçev: Maqedonia paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë

OBRM-PDUKM sot organizoi protestë të re kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7.42%, duke kërkuar kthimin e çmimit të vjetër dhe dorëheqjen e Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE) dhe kryetarit të saj Marko Bislimovski.

Protesta filloi para qendrës sportive “Jane Sandanski” në Aerodrom, nga ku pjesëmarrësit me automjete në kolona u drejtuan para KRRE-së në Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoi.


Vllatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM tha se energjia elektrike po shtrenjtohet në kushtet e krizës ekonomike krahasuar me shumë vende evropiane ku çmimi po ulet. Bislimovski dhe KRRE, tha ai, duhet të japin dorëheqjen ose të shkarkohen nga qeveria dhe të caktohet një Komision Rregullator profesional.

“Maqedonia paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë krahasuar me të ardhurat që kanë ose nuk kanë qytetarët e Maqedonisë. Ne kërkojmë që sa më shpejt të kthehet në çmimin e vjetër dhe shkarkimin e Marko Bislimovskit si të dëgjuarin e Zoran Zaevit dhe ministrave të tij. Zaev e ka emëruar, Zaev le ta ndryshoj. Nëse jo, Bislimovski duhet të japë dorëheqjen dhe i gjithë Komisioni Rregullativ. Sepse në këtë varfëri, pushime nga puna dhe kolapsi ekonomik që po na ndodh, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është gjë tjetër veçse terror ekonomik mbi standardin e qytetarëve të Maqedonisë. Kjo është e rëndësishme për mijëra familje në vend dhe për ekonominë që aktualisht është në gjunjëzuar”, tha Gjorçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori