LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Maqedonia digjet, dëmet janë milionëshe dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësi

Gjorçev: Maqedonia digjet, dëmet janë milionëshe dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësi

Nëpërmjet një konferencë për shtyp, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev kërkon dorëheqje për zjarret që ndodhin në Maqedoninë e Veriut.

“Zotëri Zaev është koha për dorëheqje. Vetëm në muajin mars si asnjëherë më parë kemi pasur më shumë se 500 zjarre nëpër gjithë Maqedoninë. Maqedonia digjet, dëmet janë milionëshe dhe të mëdha, dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësi. Zotëri Zaev kjo është dëshmi e paaftësisë suaj dhe paaftësisë së ministrave dhe kryetarëve të komunave”, tha Gjorçev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij nuk ka shtet për ata që nxisin zjarret, dhe se nuk ka asnjë ligj në Maqedoni që respektohet ndërsa, siç tha Gjorçev, nxitësit e zjarreve janë të inkurajuar për shkak se nuk dënohen.

“Në muajin mars, kur gjysma e ditëve të muajit kemi shi, kur akoma ka borë kemi 500 zjarre si asnjëherë më parë në 100 vitet e kaluara. Kjo është paaftësi e institucioneve. Çfarë bën Zaev? Nuk ka dhënë as edhe një deklaratë për këtë, nuk ka thirr asnjë shtab krize, nuk i ka mbledhur ministrat e tij, për shkak se nuk i intereson. Ai shkon në fushatë, fotografohet dhe jep deklarata. Vozit motoçikletë në fundjavë, kafe në çarshinë e Ohrit, ndërsa në të njëjtën kohë kemi krizën më të madhe me zjarre në 100 vitet e fundit”, tha Gjorçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Siguri
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Policia jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri, operacioni ishte në bashkëpunim me AKI-në

Policia jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri, operacioni ishte në bashkëpunim me AKI-në

Siguri
“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Kalo në kategori