LAJMI I FUNDIT:

Gjoksi i saj nuk ka qenë kurrë më ngushtë, një ngjyrë e re flokësh dhe një detaj i përdredhur në ijë

Gjoksi i saj nuk ka qenë kurrë më ngushtë, një ngjyrë e re flokësh dhe një detaj i përdredhur në ijë

Gruaja më e bukur në botë ka shtrënguar korsenë dhe gjithçka te ajo po shpërthen!

Megan Fox nuk ka munguar në festën e “Vanity Fair” në Los Angeles, por këtë herë ka shkuar solo.


Edhe pse i fshiu të gjitha fotot në Instagram, fansat e saj më besnikë arritën të tregojnë se si dukej ajo në festë – krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim! – transmeton Telegrafi.

Aktorja kishte veshur një fustan të markës “Miss Sohee” dhe bizhuteri luksoze nga “Mouawad”.

Krahas detajeve të pazakonta në ijë që ngjajnë me pendët, më shumë vëmendjen tërhoqën gjoksi dhe ngjyra e re e flokëve.

U vu re se dekolteja nuk ishte asnjëherë më e harlisur dhe shumë fansa shkruan se Megan zbuloi se ishte artificiale me këto foto. Reagimet për pamjen e saj janë kontradiktore.

Ndërsa disa ajo i mahniti, të tjerët i zhgënjeu, ndërsa disa nuk e njohën as në këtë edicion.

Në dorën e saj nuk kishte asnjë unazë fejese, e cila është një arsye shtesë për të dyshuar se ajo nuk është më në një lidhje me Kelly, i cili i propozoi në vitin 2021. /Telegrafi/