LAJMI I FUNDIT:

Me gjokse të zhveshura protestojnë kundër Trump (Video)

Me gjokse të zhveshura protestojnë kundër Trump (Video)

Dy aktiviste të organizatës feministe ‘Femen’ kanë protestuar zhveshur në vend votimin në të cilin ka votuar kandidati republikan Donald Trump.

Siç transmetojnë mediat në SHBA, dy vajza të reja kanë hyrë në vendvotim rreth orës 8 e 15, kanë hequr fanellat duke treguar porositë e shkruara në trupat e tyre “Hiqeni urrejtjen nga zgjedhje e mia” si dhe “Trump kapi vezët tua”.


Kjo protestë është përgjigja në deklaratat vulgare të Trump të vitit 2005 në lidhje me femrat.

Vajzat kanë protestuar 30 sekonda dhe më pas janë larguar nga Policia. Më pas siç thuhet ato janë arrestuar. /Telegrafi/