LAJMI I FUNDIT:

Gjokoviq gozhdohet pasi përkrahu protestat e studentëve, ish-ministrja e Vuçiqit: Ai është nga Kosova – mbështet shtetet që e duan pavarësinë e atij vendi

Gjokoviq gozhdohet pasi përkrahu protestat e studentëve, ish-ministrja e Vuçiqit: Ai është nga Kosova – mbështet shtetet që e duan pavarësinë e atij vendi

Gjatë programit të mëngjesit në televizionin “Pink”, ish-ministrja serbe, Zorana Mihajloviq, e cila kohët e fundit po kthehet në jetën publike në Serbi, e pa të arsyeshme të sulmojë Novak Gjokoviqin për veprimin e tij në Wimbledon.

Tenisti tërthorazi ka mbështetur protestat e studentët kundër regjimit të president, Aleksandar Vuçiq dhe kjo ka shkaktuar reagime të mëdha.

Vuçiq i frikësuar nga protestat, hap një autostradë pa praninë e qytetarëve dhe mediave
Lexo po ashtu Vuçiq i frikësuar nga protestat, hap një autostradë pa praninë e qytetarëve dhe mediave

Mediat pro-pushtetit kanë filluar ta gozhdojnë sportistin e tyre më të mirë duke lidhur edhe me Kosovën, raporton nova.rs.


“Keni deklaratën e Novak Gjokoviqit. Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”, deklaroi pa dorashka ish-ministrja.

"Shërbimet sekrete po më përgjojnë", denoncon Nenad Çanak: Vuçiq arrestoi nënën e djalit tim
Lexo po ashtu "Shërbimet sekrete po më përgjojnë", denoncon Nenad Çanak: Vuçiq arrestoi nënën e djalit tim

Kujtojmë se sportisti festoi pas fitores në raundin e parë ashtu edhe në të dytën duke simuluar pompa, një shprehje që u bë simbol i protestave në Serbi që kanë vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ndryshe, studentët me ndihmën e qytetarëve ka një javë që kanë paralizuar jetën në Serbi duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kondicionerët në Evropë - Italia është shfrytëzuesi më i madh, por ku qëndron Kosova?

Kondicionerët në Evropë - Italia është shfrytëzuesi më i madh, por ku qëndron Kosova?

Evropa
SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

Evropa
Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu - ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici

Britaniku lirohet pas gati 50 vjetëve nga burgu - ishte dënuar bazuar në dëshmi të rrejshme të një polici

Evropa
Ushtarët rusë po vdesin shkaku i ujit të helmuar

Ushtarët rusë po vdesin shkaku i ujit të helmuar

Evropa
Ushtari izraelit spiun i Iranit - çfarë informata u shiti iranianëve?

Ushtari izraelit spiun i Iranit - çfarë informata u shiti iranianëve?

Azia
Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

Evropa
Kalo në kategori