LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 224 shoferë në Shkup, 20 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 224 shoferë në Shkup, 20 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksioent e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 masa, prej të cilave 20 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për vozitja pa leje, 18 për mosregjistrim, 12 për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për tejkalim jo të rregullt dhe tetë masa për kalim në të kuqe”, thuhet në njoftimin e policisë.


Nga MPB shtojnë se aksionet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

“MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/