LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 188 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë

Gjobiten 188 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë

SPB Tetovë njofton se dje ka sanksionuar 188 shoferë të cilët ka tejkaluar shpejtësinë.

“Dje (31-mars) nga ora 08:00 deri në ora 23:00, në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 188 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Prej tyre, 132 tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-65 dhe GV-67), nga të cilët 12 drejtues mjetesh (TE-7 dhe GV-5) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 27 shoferë (TE-14 dhe GV-13) për më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar.


Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 56 shkelje të tejkalimit të kufirit të shpejtësisë në vendbanim (TE-48 dhe GV-8), nga të cilat 2 drejtues mjetesh (TE) kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 50 kilometra në orë dhe janë sanksionuar dhe 12 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-8 dhe GV-4). Ndaj shoferëve shkelës janë përgatitë parashtresat e përshkruara me ligj”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/