LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 148 vozitës në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 148 vozitës në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 148 gjoba, në mesin e të cilave për vozitje të shpejtë 17, për vozitje pa patent shoferi 10, ndërsa janë shqiptuar dhe 12 sanksione për kalim në semafor të mbyllur.

Nga MPB-ja njoftojnë edhe për 14 sanksione për përdorim të celularit gjatë vozitjes, pesë masa për vetura teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara si dhe katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.


MPB bën thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacioni t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.