LAJMI I FUNDIT:

Gjobë prej 1000 eurosh kush nuk vesh maskë – por ky nuk është rregulli i vetëm i vendosur në një rajon të Italisë

Gjobë prej 1000 eurosh kush nuk vesh maskë – por ky nuk është rregulli i vetëm i vendosur në një rajon të Italisë

Një rajon italian është duke ashpërsuar masat për ata që nuk respektojnë rregullin e detyrueshëm të veshjes së maskës së fytyrës me paralajmërimin e shefit rajonal se “nëse bashkëqytetarët tanë mendojnë se problemi është zgjidhur, kjo do të thotë se brenda disa javësh do të kthehemi në një emergjencë të rëndë”.

Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tri biznese në qytetin jugor italian të Salerno janë të parat që kanë rënë ndesh me masat e reja anti-coronavirus të vendosura nga rajoni i Campania.

Si pasojë, të tre bizneset, të cilat përfshijnë një bar dhe një floktar, u goditën me gjobë prej 1.000 eurosh (1,166 dollarë) pasi policia zbuloi se ata nuk kishin respektuar një dekret të vendosur të premten që kërkon që njerëzit të veshin maska në hapësira të mbyllura.

Siç bëhet e ditur më tej, masa kryesore është një gjobë prej 1.000 eurosh për këdo që nuk mban maskë në një hapësirë të mbyllur, qoftë në ndërtesa publike, supermarkete, bare, restorante, dyqane apo transportin publik.

Madje, sipas rregullave të reja, “operatorëve të transportit u kërkohet të mohojnë mundësinë e përdorimit të transportit, udhëtarëve që nuk mbajnë maskë”.

Veç këtyre, bëhet e ditur se përveç një gjobe prej 1.000 eurosh, biznesi mund të përballet me mbyllje nga pesë deri në 30 ditë.

Ndryshe, Italia ishte vendi i parë në Evropë që u prek nga coronavirusi. Më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur mbi 242,000 raste të kontaminimit me virus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori