LAJMI I FUNDIT:

Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo mund të ketë disa miliarda vjet më pak sesa që kanë vlerësuar shkencëtarët.

Një hulumtim i fundit bie në kundërshtim me dy kërkime tjera shkencore të këtij viti, që kanë hequr miliona vjet të vjetërsisë së Gjithësisë.

Ndryshimet e mëdha në studime tregojnë për problemin e vërtetë që ekziston në identifikimin e saktë të moshës së Gjithësisë.

“Ne kemi paqartësi të mëdha rreth asaj se si lëvizin yjet në galaksi”, ka thënë Inh Jee, nga Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka udhëhequr kërkimet në një punim të publikuar në revistën shkencore, Science, përcjell rel.

Shkencëtarët hulumtojnë moshën e Gjithësisë duke analizuar lëvizjen e yjeve.

Nëse Gjithësia zgjerohet me shpejtësi, kjo nënkupton se ka arritur në madhësinë aktuale më shpejt, andaj edhe duhet të ketë moshë më të re.

Aktualisht bazuar në studime, konsiderohet se Gjithësia është 13.7 miliardë vjet e vjetër, mirëpo ekipi i shkencëtarit Jee, pretendon se mosha e Gjithësisë është 11.4 miliardë vjet.