LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini rreth linjës së re për kujdesin e lëkurës nga Rihanna

Gjithçka që duhet të dini rreth linjës së re për kujdesin e lëkurës nga Rihanna

Është e sigurt të thuhet se kur Rihanna lansoi Fenty Beauty në fund të vitit 2017, ajo e bëri mjaft mirë.

Brenda 40 ditëve të para, marka raportohet se bëri 100 milion dollarë shitje dhe më domethënëse se kaq, ajo krijoi atë që tani është quajtur “Efekti i Fenty” me 40 nuancat e saj të fondatinës, duke i dhënë industrisë së bukurisë një goditje të madhe për të prodhuar më shumë ngjyra, për t’ju përshtatur të gjitha lëkurave.

Por, tani Fenty po merret me kujdes për lëkurën.


https://www.instagram.com/p/CCfAsBaBhwu/?utm_source=ig_embed

Rihanna i ka lënë adhuruesit në pritje për disa kohë, për ‘Fenty Skin’, por duket se pritja po i afrohet fundit.

Fenty Skin do të dal zyrtarisht në shitje në 31 korrik, me klientët e aftë të cilët regjistrohen në një listë të pritjes të hershme e cila do t’ju lejojë të blini produktet disa ditë më parë, më 29 korrik.

Sipas regjistrimit të linjës, ajo ka për qëllim kujdesin për lëkurën (kremra medicinale dhe jo medicinale, sapunin, kujdesin për trupin dhe produkte të kujdesit personal (duke përjashtuar kozmetikën me ngjyra, parfumet dhe produkte të tjerë vetëm me aromë) dhe pajisje shtesë që nevojiten për kujdes.

https://www.instagram.com/p/B_L2mgmnMZe/?utm_source=ig_embed

Pesë emrat e produkteve të përmendur në markën tregtare përfshijnë:

  • Buff Ryder
  • Instant Reset
  • Fat Water
  • Flash Nap
  • Hydra Vizor

Në një intervistë të kohëve të fundit me British Vogue , këngëtarja la të kuptohet përsëri se do të ketë një linjë për kujdesin e lëkurës, kur u pyet për lansimin tha: “Kujdesi për lëkurën, është e vërteta. Ajo ose funksionon ose nuk funksionon. Nuk ka ku të fshihet”.

Përndryshe, gjatë kësaj jave u krijua edhe një faqe zyrtare, e verifikuar, e quajtur Fenty Skin.

https://www.instagram.com/p/CCnWx2-hX1X/?utm_source=ig_embed

Duket se linja e saj për kujdesin e lëkurës është më në fund këtu, por albumi i saj i nëntë, ende jo. Nëse është diçka si bizneset e tjera që Rihanna ka (Fenty Beauty , Savage X Fenty dhe linjën e saj të veshjeve me LVMH, FENTY ), ia vlen të presësh. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Psikologu pohon se të gjitha çiftet duhet të shmangin katër fraza

Psikologu pohon se të gjitha çiftet duhet të shmangin katër fraza

Në çift
Nga bluja e hapur në argjend – zbuloni nuancat e këpucëve të sheshta që do të rifreskojnë stilin tuaj pranveror

Nga bluja e hapur në argjend – zbuloni nuancat e këpucëve të sheshta që do të rifreskojnë stilin tuaj pranveror

Moda
Thonjtë e kuq “të qelqtë” pushtuan internetin – ja si t’i realizoni

Thonjtë e kuq “të qelqtë” pushtuan internetin – ja si t’i realizoni

Manikyr dhe pedikyr
Është 27 vjeçe dhe ka gjoksin më të madh natyral në botë

Është 27 vjeçe dhe ka gjoksin më të madh natyral në botë

E shpallur si femra më tërheqëse në botë, Ashley Graham rrëfen se në moshën 12 vjeçare i kishin thënë të humbte peshë

E shpallur si femra më tërheqëse në botë, Ashley Graham rrëfen se në moshën 12 vjeçare i kishin thënë të humbte peshë

Ushtrime për bark të sheshtë: Nuk janë ushtrime të muskujve të barkut, por eliminojnë shtresat yndyrore pa ndonjë mund të madh!

Ushtrime për bark të sheshtë: Nuk janë ushtrime të muskujve të barkut, por eliminojnë shtresat yndyrore pa ndonjë mund të madh!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori