Gjithçka që duhet të dini për modelet elektrike të veturave të prodhuara në Turqi – nga fuqia motorike deri te qëndrueshmëria e baterisë
Kompania turke “Joing Venture Group Inc” më saktësisht TOGG, ka prezantuar veturat e para elektrike të prodhuara në Turqi – SUV dhe variantet limuzinë.
Krosoveri vjen nën kategorinë C-SUV, kurse për herë të parë është vozitur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ku pati shumë interesim për ta ndjekur nga afër në një zonë malore në periferi të Stambollit, transmeton Telegrafi.
C-SUV është dizajnuar nga kompania prestigjioze italiane Pininfarina, kurse zyrtarisht do të jetë e disponueshme në vitin 2022. Krosoveri turk ka motor plotësisht elektrik, e në treg do të ketë ofertë me dy konfiguracione – ai me 200 kuaj fuqi dhe tjetri me 400.
Versionit më të fuqishëm për të arritur shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë do t’i duhen vetëm 4,8 sekonda, kurse me vetëm një mbushje të baterisë është premtuar se do të mund t’i përshkoj hiq më pak se 500 kilometra.
Turqia ka investuar 3,7 miliardë dollarë në këtë projekt që parasheh prodhimin e pesë modeleve dhe afro 175 mijë njësi prodhimi brenda një viti.
Pritet që ky projekt t’i sjellë ekonomisë turke 50 miliardë dollarë për 15 vitet e ardhshme – apo më mirë thënë nga momenti që do të jetë i disponueshëm në treg në vitin 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTesla e paditi Teslën
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
A e dini sa do të kushtojë një BMW i8? (Foto)
Renault ul çmimet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City