Sulmuesi francez, Marcus Thuram thuhet se ka vendosur t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë dhe tashmë është arritur marrëveshje e plotë mes lojtarit dhe klubit italian.

Thuram ishte njëri nga emrat më interesant në afatin kalimtar të verës pas skadimit të kontratës me Borussia Monchengladbach.


25-vjeçari u lidh me një sërë klubesh si Paris Saint-Germain, RB Leipzig, por së fundmi ishte një Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe ekspertit italian Fabrizio Romano, Thuram ka vendosur t'i bashkohet Interit si klubi i ardhshëm në një marrëveshje afatgjatë.

Interi thuhet se tani po përgatit dokumente për të nënshkruar marrëveshjen dhe për të njoftuar nënshkrimin e Thuram si lojtar i lirë.

Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje të plotë verbale për të nënshkruar me francezin me një pagë prej 6-6.5 milionë euro neto në sezon plus tarifën e nënshkrimit.

Romano shton se Interi po punon që kontratat të përgatiten dhe më pas të nënshkruhen gjatë fundjavës. /Telegrafi/

telegrafi sport app