Si çdo vit, pranvera sjell edhe “të këqijat” e saj. Ne po ju japim një informacion të përgjithshëm mbi lodhjen fizike dhe mendore të kësaj stine
Pranvera, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet.
Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime, të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale apo në tru”.
Pranvera provokon siklet edhe tek ai 10 për qind i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga poleni dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze.
Ndotja e ajrit padyshim që nuk ndihmon në këtë çështje, përkundrazi e përkeqëson edhe më shumë situatën. Çfarë duhet bërë?
Duhet të prisni që organizmi të përshtatet me ndryshimet, por në të njëjtën kohë duhet të viheni në veprim edhe me disa trajtime farmakologjike në bazë të shenjave që keni.
Nuk duhet të harroni të bëni edhe ushtrimet sportive, për të forcuar jo vetëm muskujt, por edhe mendjen. Një vrap i lehtë në mes të natyrës, ndonjë ushtrim tonifikues dhe një dush i mirë.
Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?
Grimcat e imta, të cilat barten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat, të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike, siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj.
Shkaktarët e problemeve
Stresi fizik që prek në këtë periudhë një numër të konsiderueshëm personash shpjegohet pikërisht me këtë nevojë të organizmit për të përmirësuar termorregullatorin, në mënyrë që të arrijë të përballojë më mirë luhatjet e temperaturave, tipike për ndërrimin e stinëve. Në kalimin nga dimri në pranverë, trupi do kohë të mësohet me ritmet e punës që detyrohen nga shtimi i orëve me diell, duke shkaktuar stres dhe lodhje.
Përveç kësaj, me ndërrimin e stinëve, ndryshon dhe mënyra e ushqyerjes, që kalon nga një regjim ushqimor, në përgjithësi i pasur me yndyra dhe ushqime kalorike, në një tjetër të bazuar kryesisht në fruta, perime dhe ujë. Shpeshherë temperaturat më të larta mund të jenë shkaktare të humbjes së oreksit dhe ndjesisë së dobësisë.
Këto janë arsyet që shpesh në ndërrimin e stinëve, sidomos pas daljes nga stina e dimrit, për shkak të një ushqimi të njëtrajtshëm, shfaqet deficit vitaminash, me një asteni (dobësi e përgjithshme trupore, dhembje muskujsh), diarre, dermatit nga dielli dhe demencë (plogështi, probleme me përqendrimin, kujtesën etj). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre