LAJMI I FUNDIT:

Gjirokastra mbush 17 vite në UNESCO, përfitimet dhe detyrimet si trashëgimi botërore

Gjirokastra mbush 17 vite në UNESCO, përfitimet dhe detyrimet si trashëgimi botërore

Gjirokastra ka mbushur 17 vite nën mbrojtjen e UNESCO-s si një trashëgimi botërore që gëzon mbrojtje të veçantë për ato vlera arkitekturore dhe kulturore që mbart.

Natyrisht, në këto vite statusi i Gjirokastrës si një trashëgimi botërore ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në promovimin e saj përtej kufijve të vendit, por edhe në investimet dhe rritjen e ndjeshme të turizmit në këtë qytet.

Por, për studuesin gjirokastrit Engjëll Serjani, statusi që ka Gjirokastra është edhe një obligim për ta rujatur atë për të cilën bota na ka vlerësuar dhe në këtë pikë ai apelon që të mos ekzagjerohet me ndërtimet, siç është bërë në disa raste.

Sipas studiuesit, autoritetet shtetërore duhet të shtojnë më shumë investimet në Gjirokastër dhe mos t’i llogarisin me numrin e popullsisë, por me vlerat që duhen ruajtur, pasi, sipas tij, qindra qytetarë gjirokastritë po sakrifikojnë duke jetuar në banesa mbi 300-vjeçare për t’i ruajtur vlerat.

Gjirokastra tërheq çdo vit mijëra turistë që janë të interesuar për historinë, kulturën dhe arkitekturën e shtëpive dhe kalldrëmeve karakteristike. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori