LAJMI I FUNDIT:

Gjini përplaset me Mushkolajn për deklaratat e Haradinajt ndaj Kurtit

Gjini përplaset me Mushkolajn për deklaratat e Haradinajt ndaj Kurtit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini është përplasur me analistin Imer Mushkolaj për shkak të deklaratave të Haradinajt në Kuvend kundër Kurtit.

Gjini ka thënë në “Debat Plus” se pyetja e Haradinajt në adresë të Kurtit ishte bërë për shkak të deklaratave të Kurtit në Bruksel në lidhje me kriminelët e luftës në Ballkan.


“Kush e ka vërtetuar në Kosovë se njerëzit në institucione janë kriminelë. Parimisht është në rregull të thuhet se në institucione nuk duhet të ketë kriminelë. Etiketimi i zotit Haradinaj për Kurtin është shumë i ulët. Tek e fundit AAK ka bashkëpunuar me Kurtin. Pse bashkëpunuat ju me Kurtin nëse ai ka qenë spiun. Ne i kemi disa institucione që do të ishte dashur bëjë verifikimin e kryeministrit”, ka replikuar Mushkolaj ndaj Gjinit, përcjell Telegrafi.

“Nëse një kryeministër i vendit tim deklaron se partitë politike në Ballkan duhet të pastrohen nga kriminelët e luftës, ai duhet të tregojë se kush janë ata kriminelë të luftës. Ka njerëz në Kosovë që janë përballur me akuza për krime lufte dhe janë liruar si të pafajshëm. Ku po e di Kurti që në partitë politike në Kosovë ka kriminelë të luftës”, ka thënë Gjini

“E ju ku po e dini” i është përgjigjur Mushkolaj Gjinit, duke i thënë të dytit të AAK-së se po paragjykon.

Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”
Lexo po ashtu Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”

Mushkolaj njihet për debatet e tij të ashpra me politikanët që ftohen në debate televizive/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori