LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Ka ardhur koha për Gjakovën ta ndez makinën për të mos u ndalur kurrë më

Gjini: Ka ardhur koha për Gjakovën ta ndez makinën për të mos u ndalur kurrë më

Infrastruktura e Gjakovës do të përmbyllet si për rrugë të reja, për ujë të pijes, për kanalizime, për shtretërit e lumenjve, si dhe buxheti ka me u rritë prej viti në vit, i cili do të reflekton te bujqit, te fermerët dhe bizneset.

Kështu tha kryeministri njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Gjakovë ka përmbyllur fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.


Po ashtu kryeministri tha se qeverisja me AAK-në do të jetë e dobishme për ndërmarrësit, zejtarët, si dhe buxhet të veçantë do të ndahet për studentët e dalluar të Gjakovës.

Ai duke i uruar Gjinit punë të mbarë si kryetar prej mbrëmjes së ditës së diel, tha se përkrahjen e tij si kryeministër mos ta vejë në dilemë.

Sipas tij, ka ardhur dita t’ia lajë borxhin Gjakovës dhe ta ndërtojë autostradën Klinë-Gjakovë.

“Për të shkuar te nëna dhe babai im vij rrugës Klinë-Gjakovë, andaj, e pres me gëzim Vitin e Ri të ardhshëm se kam me ardh nëpër autorrugë. Pali dhe Ardiani nuk e thanë, se patën dëshirë me thënë unë, por përnjëmend po ju them se vitin që vjen ka me u bërë rruga katër trakshe prej Kline në Gjakovë. Për ta renovuar një urë kanë pritur me muaj, urën në Rakovinë, të cilën herë e kanë rinovuar e herë u prish dhe vlera e atij renovimi 1.7-2 milionë, mirëpo me bërë këtë rrugë që po flas unë është 100 herë aq dhe bëhet një herë për 50 vjet jemi zotëri. Malli i ynë, ekonomia jonë, qarkullon pa problem, njerëzit dhe kushdo me ardhur deri në Gjakovë me punuar apo për qejf vjen si zotëri”, deklaroi Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se kanë përgatitur një program qeverisës që nuk e kanë asnjë parti politike tjetër, me një vizion për ta zhvilluar Gjakovën, që do të bëhet për t’u ndier mirë gjakovarët dhe mos me pas në plan me i kap ‘strajcat’ me ikë.

Gjini theksoi se e kanë në plan rritjen ekonomike, por jo duke parë ëndrra. Ai duke folur për sigurinë e qytetarëve, tha se kanë punuar mjaft në programin qeverisës për shëndetësi, ujë të pijes, për rrugët, si dhe për bujqit.

Ai ka veçuar disa projekte që do të zhvillohen në qeverisjen e tij, si për Krenën, për pendën e Drinit, për parqe, për rrugën e Radoniqit, si dhe investime për rrugën tek maja e Kunorës dhe për varrezat e dëshmorëve.

Gjini ka treguar se kur kishin hartuar programin qeverisës ishin në mëdyshje se do të realizohen të gjitha projektet dhe I kishin vënë yje disa projekteve madhore, por me ardhjen e Haradinajt kryeministër, ai tha se hoqën të gjitha yjet.

Kandidati për kryetar tha se Gjakova nuk do të jetë më e diskriminuar, por do të ketë investime dhe do t’i hiqen hallkat Gjakovës për ta ndezur makinën dhe mos u ndal kurrë më.

“Është e vetmja rrugë për me ia hequr ‘llastiqet’ Gjakovës, me ngritë në këmbë dhe me ecë vet. Kur kjo makinë në Gjakovë ndezet nuk ka me u ndalë kurrë më. Edhe ne jemi bashkë këtu dhe të gjithë ju, se kemi me ndezë këtë makinë dhe nuk me u ndalë kurrë. Situata sot është e tillë sikur një person me vite e me vite me pas provuar fatin e vet për me fituar diçka dhe me i ardhur një engjëll me i fol të veshi: ‘luje 50-shin, se është numri yt’… Ne të gjithë e duam Gjakovën, e don njerëzit e Gjakovës, e dimë çka duhet me u bërë, por nuk mundemi me u arrit të gjitha synimet tona pa e pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, e këtë mbështetje ne tash e kemi, e mbështetjen e sinqertë, mbështetjen e sinqertë, sepse në krye të qeverisë e kemi njeriun, të cilin ne e kemi besuar”, deklaroi Gjini.

Ish kryetari i komunës së Gjakovës dhe aktualisht ministër I Infrastrukturës Pal Lekaj tha se kryeministri Haradinaj do të jetë garant për projektet madhore për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjakovës. Sipas tij, Gjakovës i mungojnë investimet qe 50 vjet.

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori