LAJMI I FUNDIT:

Gjini inspekton punimet rrugës Gjakovë-Dollcnë

Gjini inspekton punimet rrugës Gjakovë-Dollcnë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka inspektuar punimet në disa prej projekteve infrastrukturore që po zhvillohen në këtë komunë.

Fillimisht, Gjini është ndalur tek punimet që po kryhen në zgjerimin e rrugës Gjakovë-Dollc, projekt ky në vlerë prej 57 milionë eurosh.


Më pas, ai është ndalur për të inspektuar punimet në qarkoren e qytetit të Gjakovës, vlera e të cilit projekt është mbi 8 milionë euro.

Gjini ka parë nga afër edhe punimet që po bëhen për ndërrimin e gypave të azbestit, pastaj punimet në rrugën “Elton Zherka”, ndërsa në fund edhe mbjelljet pranverore të fidaneve në Shkugëz./kp/