LAJMI I FUNDIT:

Gjini: AAK nuk mund të rrijë anash dhe të shikojë procesin e dialogut

Gjini: AAK nuk mund të rrijë anash dhe të shikojë procesin e dialogut

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se subjekti politik që ai e përfaqëson insiston që të jetë pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjini tha se AAK nuk mund të rrijë anash dhe të shikojë për këto tema.

“Besoj që tani të gjithë e dimë që Aleanca insiston që të jetë prezentë edhe te jete e informuar. Është kaq e thjeshtë nëse ne nuk jemi pjesë e tavolinës është problem. Këto pikëpamje që shihen si ‘kërcënime’ nga ana e LDK-së mund të jenë deklarata nga stresi i takimeve dhe i punës. Por unë e konsideroj që edhe Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa e kuptojnë këtë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të rrijë anash edhe të shikojë për këto tema”, tha ai.

Numri dy i AAK-së foli edhe për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se nëse partitë do të ulen dhe diskutojnë për zgjidhjen e presidentit nuk mendon që do të jetë problem kjo çështje.

“Kolegu im Lutfi Haziri ka deklaruar se presidenti kalon nëpër zyrat e një partie të caktuar. Unë mendoj që ai duhet të kalojë nëpër gjitha partitë sepse nëse mbyllet njëra derë nuk mund të zgjidhet presidenti. Ne e kemi bindjen tonë se duhet të ndodhë ashtu sepse edhe ne kemi një elektorat të caktuar”.

“Nuk mendoj që deklaratat e prishin koalicion, por vetëm një veprim konkret mund ta bëj këtë. Unë mendoj që duhet të ulemi dhe të diskutojmë sepse nëse nuk arrihet të zgjidhjet presidenti dihet se cilat janë provizionet. Unë uroj që aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi që të mos konfirmohet. Nuk mendoj se zgjidhja e presidentit do të jetë problem deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha ai në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori