LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologu ka bërë prezervativin e parë për të dy gjinitë: “Sapo ta vësh, nuk e ndien fare”

Gjinekologu ka bërë prezervativin e parë për të dy gjinitë: “Sapo ta vësh, nuk e ndien fare”

Gjinekologu malajzian bëri, siç pretendon ai vetë, prezervativin e parë unisex në botë që mund të përdoret si nga burrat ashtu edhe nga gratë

Prezervativi Wondaleaf është bërë nga materiali mjekësor që zakonisht përdoret në trajtimin e plagëve.


Sipas Agjencisë Reuters, krijuesi i prezervativit shpreson se produkti i tij do t’i inkurajojë njerëzit të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, pavarësisht nga gjinia dhe orientimi seksual, përcjell Telegrafi.

Në thelb, është një prezervativ i rregullt me një sipërfaqe ngjitëse që ngjitet në vagjinë ose penis, por gjithashtu mbulon zonat përreth dhe kështu keni siguri shtesë, thotë Dr. John Tang Ing Ching, gjinekolog.

Ngjitësi aplikohet vetëm në njërën anë të prezervativit, që do të thotë se mund të kthehet dhe të përdoret nga secila gjini.

Mjeku përdori poliuretanin për këtë lloj prezervativi, një material që përdoret për trajtimin e plagëve, është i hollë dhe fleksibël, e megjithatë i fortë dhe i papërshkueshëm nga uji.

– Pasi ta vësh, nuk e ndien fare – thotë doktori, duke menduar për material të lehtë.

John tha se Wondaleaf kishte kaluar nëpër disa raunde të kërkimit dhe testimit klinik. Do të jetë në dispozicion komercialisht përmes faqes së internetit të firmës këtë dhjetor.

Çdo kuti përmban dy prezervativë dhe do të kushtojë 3,61 dollarë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori