Komuna e Gjilanit ka bërë sot shpërndarjen e folisë plastike për serra dhe përfitues në këtë projekt janë 261 familje me një vlerë totale prej rreth 12 mijë euro.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka theksuar se projektet në bujqësi janë një mbështetje direkte e fermerëve e veçanërisht projektet e vogla sikur ky i sotmi.
“Drejtoria e Bujqësisë vazhdimisht është në krye të detyrës dhe gjithmonë përmbushë planifikimin që e bën. Projekte të tilla do të ketë në vazhdimësi dhe mbështetja do të jetë e ndarë në faza të ndryshme, varësisht nga kulturat bujqësore dhe aktivitetet. Fermerët janë djersa e zhvillimit të vendit tonë, sepse pa ta sofra në familjet tona do të ishte e mangët në aspektin e prodhimeve vendore”, ka thënë mes tjerash Ismajli.
Nga ana e tij drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka potencuar detajet e këtij projekti dhe njëkohësisht ka njoftuar se të gjithë fermerët që kanë plotësuar kushtet janë përzgjedhur në këtë projekt.
“Kemi 261 përfitues të këtij projekti me foli plastike. Kjo ndihmon fermerët e vegjël që të sigurojnë prodhime për familjet e tyre. Është me shumë rëndësi që mbështetja do të jetë e vazhdueshme gjatë 12 muajve të vitit. Pas mbjelljeve pranverore dhe investimeve në projekte të ndryshme ne kemi këtë projekt të vogël dhe gjatë muajve në vijim Drejtoria ka planifikuar edhe projekte të tjera që kanë qëllim zhvillimin e bujqësisë. Të sigurojmë kushte optimale dhe të krijojmë mundësi për punë, janë angazhimet tona kryesore karshi zhvillimit të bujkut dhe bujqësisë”, ka thënë mes tjerash drejtori Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Për ty që ke stil - Brendi i fuqishëm italian SMEG po vjen në Kosovë!

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Përsëritet konkursi për guvernator

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen